E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr ne anijen italiane Kosta Alegra

Një anije italiane ndodhet në mëshirë të fatit të Oqeanit Indian me më shumë se një mijë persona në bord. Ndërkohë autoritetet kanë bërë me dije se një varkë peshkimi ka mbërritur për t’i dhënë ndihmën e parë, kroçeres, që të udhëtojë drejt brigjeve të Seycheles, një zonë ku piratët janë mjaft aktivë. Anija ka mbetur pa ajër të kondicionuar apo ambiente gatimi dhe një gjenerator emergjence, që mund të fiket në çdo moment, mban në punë radion, bëri të ditur roja bregdetare italiane. Anija i përket të njëjtës flotë si “Kosta Konkordia”, i cila u mbyt në brigjet italiane në janar, duke vrarë 32 persona. Komandanti, Cosimo Nicastro nga roja bregdetare italiane, tha për BBC se barka e peshkimit, që rezulton të jetë franceze, tani për tani mund të ruajë komunikimin me anijen e shpëtimit por rreziku më i madh vjen në qoftë se bateria e emergjencës do të shkarkohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›