Ndërhyrjet politike, FIFA kërcënon Francën e Nigerinë
JOHANESBURG- FIFA ka kërcënuar Nigerinë dhe Francën se rrezikojnë përjashtimin për shkak të ndërhyrjeve politike në punët e futbollit. Pas interepelancës në Parlament të trajnerit të Francës Rajmond Domenek dhe të tërheqjes së kombëtares nigeriane nga presidenti i këtij vendi Goodluck Jonathan, FIFA ka bërë të ditur se këto dy vende janë nën monitorim.
Zëdhënësi për shtyp Nikolas Maingot deklaroi që nga Johanesburgu se Statuti i FIFA-s është i qartë për raste të tilla. “Ne kemi qenë vigjilentë për të dy rastet, të cilët janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Situata duket më e rëndë në Francë, por për momentin do të ishte spekulim nëse do të flisnim për sanksione”, deklaroi Maingot.
Deputetët francezë thirrën në një seancë dëgjimore trajnerin Rajmond Domenek dhe ish-presidentin e Federatës Zhan-Pier Eskalet për të dëgjuar prej tyre shkaqet e dështimit të Francës në Botëror.
Megjithë akuzat e bëra nga Blater, deputetët thanë se shteti francez është i lirë dhe demokratik dhe përfaqësuesit e popullit kanë të drejtë të dinë arsyet përse kombëtarja e tyre u kthye në gazin e botës në Afrikën e Jugut.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)