Kriza, koha për të mos besuar më tek liberalistët
Duket më se qartë se ekuacionet investim-përfitim që imponon tregu i zmadhuar në shtetin e zvogëluar, nuk mundet të sjellin më zgjidhje. Njëkohësisht, një botë e çorientuar nga probleme të këtij soji nuk, mundet t’i ofrojë tregut bazën që i nevojitet. Ka ardhur momenti që liberalistët e tregut të shmangin tifozerinë e verbër ndaj “laissez faire”. Një kokëfortësi e tillë në këto momente të vështira për ekonominë globale, nuk ndihmon aspak. Këta tifozë të flaktë, nga një grup idealistësh kthehen pa e kuptuar në një sekt fondamentalistësh (ashtu siç ndodhi dikur me komunistët).