"Më mirë një budalla i lindur, apo një i shkolluar budalla?"
Në përgjithësi, të gjithë auditorët e shkollave të të gjitha niveleve, lënë shumë për të dëshiruar.
Dhe ky problem do t’i japë pasojat e veta në një moment të ardhshëm për vendin tonë. Jetojmë një kohë kur shumë fëmijë mbarojnë shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme dhe nuk dine as të kryejnë veprime të thjeshta matematikore. U bë liberalizimi i shkollës së lartë dhe shumë prej këtyre po vazhdojnë edhe arsimin e lartë.
Edhe Instituti Bujqësor i Kamzës është katandisur në një rrugë jo të mbarë. Interesi i pedagogëve ka rënë në shumicën e degëve që janë hapur, (përjashtuar ndonjë degë të veçantë). Mësimi nuk kryhet në nivelin e kërkuar. Ka shumë mungesa nga pedagogë gjatë orës së leksioneve. Ka edhe ditë që në disa degë të UBT-së së Kamzës, nuk bëhet mësim sipas rregullores së MASH-it. Shkollat e larta janë e ardhmja e vendit. Nëse këtij vendi i kanë mbetur burra e gra të mençura ende, këta duhet të mblidhen e t’i bëjnë vetes pyetjen: Ku do na çojë kjo mushkë?
Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.