Kriza mbërthen Baldushkun, bie prodhimtaria në vend

Baldushku është fshati që ka tokën me prodhimtarinë më të lartë bujqësore. Fshati është vetëm 2.5 km larg Tiranës dhe njihet për vreshtarinë, misrin dhe prodhimin e shalqinit. Por kriza ka bërë të vetën në Baldushk, nga 5 vite më parë, ku fshati furnizonte tregjet e Tiranës me shalqinj, sot nuk ka prodhim për të.
Banorët thonë nuk mbjellin më shalqinj sepse nuk ka treg. Pasi ky prodhim është zhdukur, banorët kanë ngritur serat e tyre. Shpëtim Sali thotë se këtë sezon ka shitur me shumë se 110 kv perime. Ndërsa e moshuara 73 vjeçare, Qamile Avdia, si çdo ditë punon në arën e saj të mbjellë më misër.
Vreshtaria dhe ullinjtë zënë hapësia më të mëdha të të mbjellave. Zyber Allmuca thotë se rrushi është i vetmi prodhim që nuk ka humbje në këtë fshat.
Një nga specifikat e këtij vendi është edhe rritja e gjelave të detit, ku në vit rriten rreth 54 mijë krerë.
Në Baldushk jetojnë 7.500 banorë dhe në 3 vitet e fundit janë mbjellë 80.000 rrënjë ullinj. Banorët thonë se toka ka prodhimtari të larta, por duhen tregje për të shitur këto prodhime, kjo edhe nga fakti se të gjithë banorët merren me bujqësi.