E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërprerja e energjisë, banorët e Domjes protesta para CEZ

Banorët e fshatit Domje vazhdojnë që të protestojnë para zyrave të CEZ për mungesën e energjisë elektrike. Sipas tyre ndërprerja e enrgjisë në mënyrë kolektivë është e padrejtë dhe për këtë ata do të vazhdojnë të protesojnë deri sa problem i tyre të marr zgjidhje.
 

Ndërsa kompania pretendon se nuk është paguar energjia. Elona Lekloti drejtoreshë e Divizionit të Shpërndarjes pranë Cez deklaron se banorët nuk do të marrin energji nëse nuk e paguajnë atë sipas kontratës.
 

Ndërprerja e energjisë prej Kompanisë Cez për shkak të mospagesës së faturave ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin.Banorët kanë lajmëruar do të vazhdojnë protestat bëjnë edhe në ditët në vijim deri sa të sqarohet çështja dhe energjia të kthehet në banesat e tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›