E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri- Itali, nënshkruhet sot marrëveshja e partneritetit strategjik

Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe homologu i tij Italian Silvio Berluskoni do te nënshkruajnë sot nje marrëveshje te partneritetit strategjik. Firmosja e marrëveshjes u paralajmërua një ditë më parë nga kreu i qeverisë shqiptare në Verona, në hapjen e punimeve të Forumit mbi Investimet në Europën Juglindore. “Marrëveshja do të konsolidojë marrëdheniet e shkëlqyera jo vetëm mes dy vendeve tona, por edhe me gjithë vendet e Ballkanit. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit përfaqësojnë një treg me interes shumë të madh për investitorët italianë” tha Berisha.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi gjithashtu se “ambicia kryesore e
Shqiperise është qe të kthehet në një superfuqi energjetike rajonale”.
“Ne jemi të vendosur që në vitet e ardhshme të vëmë në përdorim të
gjitha burimet që do të shndërrojnë Shqipërinë në një eksportues të madh
të energjisë. Ky është vizioni i qeverisë sime dhe sipërmarrjet
italiane do të jenë të mirëpritura të kontribuojnë në këtë vizion”, tha
Berisha.

Forumi mbi Investimet në Evropën Juglindore çeli punimet dje në Verona.
Në të marrin pjese 600 përfaqësues të kompanive më të mëdha italiane si
edhe ministrat e Ekonomisë dhe Tregtisë së vendeve të Evropës
Juglindore.

Azhornuar së fundi ( e premte , 12 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›