2009, vit rekord për vrasjen e gazetarëve
Viti 2009 ka qenë viti më i zi në dhjetëvjeçarin e fundit për shtypin botëror, me 110 gazetarë të vrarë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Ky numër ka qenë 66 më 2008-n dhe 56 në vitin 2000. Këto janë të dhënat që kanë dalë nga raporti vjetor i IPI, “International Press Institute”, që hedh alarmin për “dhjetëvjeçarin e vdekjes”. Nga vitit 2000 deri në 2009 janë vrarë gjithsej 735 gazetarë. 238 kanë humbur jetën në Azi, 202 në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut 162 në dy kontinentet amerikane, 68 në Europë, 53 në vendet e tjera afrikane dhe 12 në Karaibe. Në Europë, në vitin 2008 janë vrarë shtatë gazetarë, pesë prej tyre në Rusi, një në Turqi dhe një në Azerbajxhan.Rekordin e vdekjeve e mban Iraku me 170 gazetarë, të ndjekur nga Filipinet me 93 dhe Kolumbia me 58. “Kur bëhet fjalë për vrasjen e qëllimshme të gazetarëve, për shkak të punës që bëjnë, ne ende gjendemi në një epokë të barbarisë”, deklaroi Anthony Mills, menaxhues i raportit. Numri i gazetarëve të vrarë është rritur me 40 për qind në pjesën e dytë të dhjetëvjeçarit, një tregues i qartë se fenomeni është në rritje të vazhdueshme.
#