E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Greqi, Papandreu shqyrton masa shtesë

LONDëR- Greqia po shqyrton vendosjen e masave shtesë për uljen e deficitit buxhetor, të sugjeruara nga Bashkimi Evropian, për të rikthyer besimin e investitorëve dhe kapërcimin e krizës fiskale, deklaroi kryeministri, Jorgo Papandreu.

"Nevojitet një vlerësim për të parë se ç’duhet bërë para se të ndërmarrim një vendim në lidhje me masat shtesë të politikave ekonomike", deklaroi ai gjatë një konference për shtyp gjatë vizitës së tij në Londër.

Ai bëri të qartë se Athina mund të ketë nevojë për ndihmë financiare nga BE-ja, po ashtu dhe mbështetje politike të cilën tashmë e ka pasur.
"Po kërkojmë mbështetje politike nga Bashkimi Evropian dhe, nëse do të jetë e nevojshme, mbështetje ekonomike po ashtu", theksoi Papandreu.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›