E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofje, s’ka bisedime rreth mburojës raketore amerikane

SOFJE- Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha se Sofja nuk ka zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në këtë vend.

Në deklaratën e diplomacisë bullgare thuhet se Sofja do të ketë një qasje të ngjashme me vendet e Aleancës për të gjitha çështjet e sigurisë.

Javën e kaluar kryeminsitri bullgar tha se do të zhvillohen bisedime paraprake mbi këtë çështje. Deklarata ngjalli kundërshtimet e Rusisë. Moska zyrtare kërkoi sqarime nga Sofja.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›