E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, debat në Këshillin Bashkiak, shtyhet miratimi i buxhetit

TIRANE- Në Këshillin Bashkiak të Tiranës sot nuk është arritur as të prezantohej buxheti i ri i Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2010 dhe aq më pak të miratohej. Shkak kanë qenë debatet e ashpra gjatë mbledhjes, ku këshilltarët demokratë kërkuan informacion shtesë mbi tarifat dhe taksat vendore, një listë të detajuar të investimeve që janë kryer, parashikohen të bëhen dhe ato që kanë mbetur përgjysëm.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj tha se është detyrë e kreut të Bashkisë Edi Rama të informojë për buxhetin, detyrë që sipas Dervishit kreu i Bashkisë duhet ta kryejë cdo gjashtë muaj.

Ndërkohë përfaqësues të Bashkisë deklaruan se buxhetit i vitit 2010 është i detajuar. Për këtë buxhet është marrë mendimi i qytetarëve të Tiranës, është diskutuar në të gjitha komisionet përkatëse.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›