Kriza në Greqi, sindikatat 48 ore ne grevë, jo 24
ATHINE- Sindikata e punonjësve të administratës Adedy paralajmëron 48 orë grevë duke nisur nga dita e nesërme, nga 24 orë që ishin parashikuar për të mërkurën kundër masave të egra antikrizë, të cilat qeveria greke deklaroi dje në këmbim të ndihmës BE- FMN në vlerën e 110 miliardë eurove.
Ndërkohë sot në grevë janë punënjësit e bashkive. Këshilli ekzekutiv i Adeby fton grekët ti “përgjigjen me forcë” nga nesër “vjedhjes së të ardhurave dhe të drejtave të punëtorëve si në sektorin privat ashtu dhe atë publik”.
Të mërkurën më 5 maj, në grevë do të përfshihet dhe sindikata e punonjësve të sektorit privat dhe ajo komuniste Pame. Në këto kushte do të mbetet I paralizuar trafiku ajror për shkak të protestave të kontrollorëve të fluturimeve. I paralizuar do të jetë dhe trafiku urban dhe trafiku kombëtar. Gjithashtu do të jenë të mbyllura spitalet, shkollat dhe zyrat publike.
Kryeministri Jorgo Papandreu ka konfirmuar se masat antikrizë “janë e vetmja mënyrë për të shpëtyre vendit nga rrënimi” . Sindikatat dhe opozita e akuzojnë se po e shtyn vendin në një “recesion të thellë” dhe në një “shpërthim social” nëpërmjet uljes së pensioneve dhe uljes pagës për punonjësit e administratës, ndërhyrjes në rregullatorin e sektorit privat si dhe rritjes së taksave.
Pakti BE-FMN-Greqi zyrtarizohet këtë javë
Ndërkohë vendet evropiane dhe FMN-ja pritet të zyrtarizojnë gjatë javës planin e shpëtimit për Greqinë, në vlerë prej 110 miliardë eurosh. Kjo është dhe ndihma më e madhe që i është ofruar ndonjëherë një vendi të vetëm. Sipas marrëveshjes vendet e eurozonës do të japin 80 miliardë euro për Athinën, kurse pjesa tjetër e fondit do të vijë nga FMN-ja.
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ka bërë publik planin që parasheh rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve në vlerë prej miliarda eurosh. Takimi i vendeve të eurozonës rreth ndihmës për Greqinë pritet të mbahet të premten.
(s.g/europaelire/ANSA/BalkanWeb)