Kriza në arsim, nxënës dhe mësues me taksi në shkollat e Peqinit
/>Ministria e Arsimit ka ndërprerë linjën e transportit falas për mësuesit dhe nxënësit drejt Peqinit
Dikur kërkoheshin me qirinj mësues nga rrethi i Elbasanit që të shërbenin në atë të Peqinit, ndërsa sot, duket se po sajohen dhjetëra shkaqe, që mësuesit elbasanas si jabanxhinj në Peqin, të zëvendësohen me kuadrot që kanë mbaruar këto vitet e fundit. Ska si të shpjegohet ndryshe, përderisa 50 mësues nga Elbasani, shumica e të cilëve punojnë në këtë rreth nga 25-30 vjet, të udhëtojnë çdo ditë me makina taksi për tu gjendur në shkollë në orën 07: 30 të mëngjesit. Zyra e Drejtorisë Arsimore e rrethit të Peqinit, që nga viti 2007 ua ka ndërprerë atyre linjën e transportit me shpenzimet e buxhetit të shtetit, sikurse është sanksionuar me ligj për tërë arsimin në shkallë vendi, kur punohet larg vendbanimit. Nuk është se nuk ekziston dëshira jonë që ky kontigjent mësuesish nga Elbasani të udhëtojë falas me autobusë me kontratë, por nuk na lejon ligji! Kështu ka deklaruar kreu i Zyrës Arsimore të rrethit të Peqinit, Ali Gripshi.
Ndryshimi i ligjit
Historikisht, Elbasani, si kryeqendër dhe më bollëk kuadrosh për arsimin, ka furnizuar me mësues, mjekë e të shumë profesioneve të tjera, rrethe si Peqini, Gramshi e Librazhdi. Më i theksuar ka qenë ky import kuadrosh në fushën arsimore. Aktualisht në rrethin e Peqinit vazhdojnë të punojnë 50 mësues nga qyteti i Elbasanit, ku më tepër se gjysma e të cilëve është e emëruar këtu 25-30 vjet më parë, ndërsa pjesa e tjetër banojnë në Elbasan, por që më parë kanë qenë në qytetin e Peqinit ose fshatrat përreth. Konkretisht për këtë kontigjent mësuesish, që prej dy vjetësh është ndërprerë me urdhër të Ministrisë së Arsimit, linja e transportit me autobus, pasi është konsideruar shkelje nga një ekip auditi ministror arsimor. Me një vendim qeverie, Nr. 208 të vitit 1997, është përcaktuar që shpenzimet e transportit të mësuesve jashtë periferisë së qytetit, brenda rrethit dhe kthehen brenda ditës, si dhe për shpenzimet e transportit të nxënësve që për të ndjekur shkollën, lëvizin me linja interurbane në distancat mbi 2 kilometra, përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit. Rreth 11 vjet më vonë, nga ky ligj është ndryshuar vetëm distanca, nga 2 në 4 kilometra. Ne kemi zbatuar këtë vendim qeverie që në vitin 2007 edhe për 50 mësuesit që vijnë nga Elbasani, por një kontroll nga ana e Ministrisë së Arsimit na e ka konsideruar shkelje dhe për këtë qëllim jemi detyruar të ndërpresim këtë shërbim transporti si për mësuesit, ashtu edhe për nxënësit, ka pohuar Tafil Sula, përgjegjës i Zyrës Ekonomike për Arsimin në Peqin. Ky akt normativ është mbështetur në një urdhëresë të ish-ministrit të Arsimit, Genc Pollo para dy vjetësh ku shprehimisht shkruhet se menjëherë të ndërpritet shërbimi për shpenzime transporti në linjat jashtë territorit të nënprefekturës Peqin, sepse është në kundërshtim me pikën 1 të VKM nr. 208 të datës 08.05.1997. Madje, urdhëresa në fjalë, përveç se ka detyruar 50 mësues drejt taksive, ka penalizuar me gjoba nga 500 mijë-1 milionë lekë të vjetra, të paktën 4 zyrtarë të zyrës arsimore të Peqinit si edhe shumën zhdëmtuese prej afro 10 milionë lekësh si shpenzime të tepërta buxhetore dhe të pabazuara në ligj, po nga ky institucion. Sidoqoftë, 50 mësues dhe afro 100 nxënës në rrethin e Peqinit, përveçse sakrifikojnë për çdo ditë 300 lekë të rinj për udhëtim, janë të detyruar të qëndrojnë në mëngjes dhe kur kthehen me dorën lart përgjatë rrugës automobilistike për të gjetur një mundësi udhëtimit.