E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiljeta hyn në PD, garon për Këshillin Kombëtar



Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka vendosur të hyjë në politikë, madje direkt në garën për forumin më të lartë të PD-së, atë të anëtares së Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Në listën e garuesve prej 400 emrash figuron edhe emri i artistes së njohur, e cila kohët e fundit kishte paralajmëruar se shumë shpejt do të bëhej pjesë e politikës. Madje, në daljet televizive ajo nuk ngurroi të shprehte dhe bindjet e djathta politike dhe preferencat për liderin Sali Berisha. Çiljeta është angazhuar në fushatat elektorale të PD-së, në mënyrë të veçantë atë të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›