Kriza politike greke, nga referendumi tek qeveria e Papadhimos
ATHINE - Iniciativa e ish kryeministrit Papandreu për të njoftuar një referendum, e vendosi Greqinë në në grahmat e një krize të pashembullt politike. Cfarë ndodhi në Greqi gjatë 11 ditëve të ankthit? Ndiqni, nga rreziku i daljes së vendit nga Euro, deri në formimin e një qeverie kalimtare.
Referendumi, "surpriza" e Papandreut
Kur pasditen e ditës së fundit të tetorit, ish kryeministri Jorgos Papandreu informoi anëtarët e PASOK-ut dhe grupit parlamentar për atë që kishte vendosur mbi marrëveshjen e 27 tetorit, ndoshta nuk e kishte imagjinuar se do të hapte “kutinë e Pandorës”.
Kjo pasoi një fjalim, pas të cilit nuk parashikohej se çfarë do të ndodhte.
Sapo kryetari i PASOK shqiptoi fjalën referendum dhe votë besimi për qeverinë, "tmerri" filloi.
Njoftimi i referendumit për ratifikimin e Marrëveshjes së 27 Tetorit, e zhyti vendin në një krizë politike 11 ditore, e cila përfundimisht çoi në qeverinë e përkohshme.
Reagimet në PASOK dhe në Bruksel
Deklarata e Papandreut shkaktoi pakënaqësi në Paris dhe Berlin. Skenarët për kthimin e dhrahmisë greke shpërthejnë sërish.
Iniciativa e Papandreut i bën partnerët evropianë të Greqisë të ndihen të mashtruar, pasi ata shohin se marrëveshja e 27 tetorit dhe gjithë Eurozona, është e rrezikuar.
Reaksione të mëdha shkroi kjo deklaratë edhe në Greqi e për më tepër në politikën greke.
Të martën më 1 nëntor, një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PASOK, deputetja socialiste Milena Apostolakis të bëhet e pavarur.
Deputja e vjetër e këtij grupi Vasso Papandreu bën thirrje për krijimin e një qeverie të shpëtimit kombëtar, ndërsa gjashtë anëtarë të PASOK-ut të kërkojnë dorëheqjen e Papandreut.
Presidenti i opozitës “Demokracia e Re”, Antonis Samaras, i zemëruar nga deklarata e Papandreut, takohet me Presidentin e Republikës, Karolos Papulias dhe kërkon zgjedhje të reja.
Titujt që dominonin në shtyp e karakterizonin situatën në Greqi, si “kaotike”.
Papandreu thirret për sqarime në Kanë
Të mërkurën, më 2 nëntor, Greqia jeton momente të rënda, kur kryeministri Jorgos Papandreu u thirr për shpjegime nga Merkel dhe Sarkozy në samitin e G20.
FMN-ja bën të qartë se lirimi i këstit të gjashtë, do të kryhet vetëm pas referendumit.
Përfundimisht në agimin e së enjtes, dyshja franko-gjermane dërgon një ultimatum në Greqi.
Kërkohet një datë specifike për referendumin dhe qartësimin e pyetjes, e cila duhet të ishte: “Greqia, PO apo JO në Euro?”
Papandreu këmbëngul për referendum, pa e ditur se çfarë e pret pas kthimit të tij në Greqi.
Kaosi në vend, "lufta" në PASOK
E enjte 3 Nëntor. Në Kanë u mbajt një mini-sesion i Eurozonës pa pjesëmarrjen e Greqisë dhe në Greqi, qeveria erdhi më afër se kurrë për t’u shpërndarë.
Menjëherë pas kthimit nga Kana, zëvendëskryeministri Evangelos Venizelos ndahet nga kryeministri, duke u shprehur fuqishëm kundër referendumit.
Në mesditë, Jorgos Papandreu kaloi orë të vështira në grupin parlamentar.
Deputetet Ana Diamantopulu dhe Vasso Papandreu bënë thirrje për dorëheqjen e tij.
Deputetja Eva Kaili tha se nuk do ta japë votëbesimin për qeverinë.
Papandreu deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen. Ai sqaroi se duhet dhënë një votë besimi për qeverinë dhe pastaj të fillonin procedurat për një qeveri bashkëpunimi.
Më parë, kryetari i Demokracisë së Re (ND), Antonis Samaras bëri thirrje për dorëheqjen e Papandreut, si parakusht për krijimin e qeverisë me përbërje njerëz teknokratë. Zgjedhje, kërkon e gjithë opozita e bashkuar.
Votëbesim për të dhënë dorëheqjen
Të premten, 4 Nëntor, përfundoi në parlament, debati për votën e besimit.
Qeveria merr votëbesimin me 153 vota, pas një takimi dramatik që Papandreu pati me anëtarët e PASOK-ut.
Pas votimit, rikthehet në grupin parlamentar të PASOK, deputetja Luka Kaceli, pasi votoi “po” për qeverinë.
Në fjalën e tij, kryeministri Jorgo Papandreu thekson se nuk është “i ngjitur” në karrigen e tij dhe njoftoi se të shtunën do të shkojë te Presidenti i Republikës dhe do të fillojë konsultimet për një qeveri të re, me partitë e tjera.
Evangelos Venizelos, deklaroi në parlament se qeveria e re që do të formohet, do të ketë mandat deri në fund të shkurtit.
Antonis Samaras, pas votëbesimit. i zemëruar. tha se qeveria në fakt hodhi poshtë propozimin e tij dhe mbylli derën për bashkëpunim.
Rruga e gjatë për një qeveri bashkëpunimi
Të shtunën më 5 nëntor, kryeministri viziton Presidentin e Republikës dhe konfirmon se do të fillojë negociatat për të formuar një qeveri koalicioni dhe se pas kësaj do të tërhiqet menjëherë nga posti i tij.
Në të njëjtën kohë kryetari i iopozitës konservatore Antonis Samaras, mbyll çdo derë të bashkëpunimit, duke bërë thirrje për zgjedhje të menjëhershme.
Kryetari i LAOS i bën thirrje Samaras të mendohet përsëri dhe t’iu thotë "po" konsultimeve për qeverinë.
Marrëveshja për qeverinë e përkohshme
Vonë në mbrëmjen e së dielës, më 6 nëntor, u njoftua se ka pasur një marrëveshje midis PASOK dhe ND për qeveri të përkohshme që do të çonte direkt në zgjedhje, pa pjesëmarrjen e Jorgos Papandreut.
Në mesditë, Samaras pati një takim me Papulias, ku përsëriti se parakusht për marrëveshje, është dorëheqja e Papandreut.
Mbrëmjen e 7 Nëntorit, dy udhëheqësit Papandreu e Samaras arritën një marrëveshje, për të cilën shumë besuan se do të çonte direkt në formimin e një qeverie të përkohshme.
Lukas Papadhimos ishte emri i parë që u përmend për të qenë kryeministër i një qeverie teknike.
Thuhet se ai vuri disa kushte që të binte dakord të bëhet kryeministër. Më vonë shtypi transmetoi se ai kurrë nuk kishte vënë kushte.
Në natën e së hënës emri i preferuar ishte ai i Panajotis Roumeliotis, dhe i Nikiforos Diamanduros, por listës iu shtuan edhe emra të tjerë.
Në të njëjtën kohë Ministri i Financave Evangelos Venizelos merrte pjesë në mbledhjen e Eurogrupit, ku u kërkua një garanci me shkrim nga krerët e vjetër dhe të rinj të qeverisë greke, ku të thuhej se marrëveshja e 27 tetor do të aplikohet.
Të martën, më 8 nëntor, pas negociatave intensive dhe tensioneve PASOK dhe ND arritën marrëveshje për personin e Kryeministrit dhe përbërjen e qeverisë së re, ose kështu u besua.
Përsëritet ultimatumi nga Brukseli për garancinë më shkrim dhe Samaras refuzon për të nënshkruar.
Në një atmosferë të ngarkuar u zhvillua për herë të fundit një mbledhje e kabinetit qeveritar, nën drejtimin e Papandreut, ku ky i fundit kërkoi dorëheqjen e ministrave të tij.
Dorëheqja e Papandreut
Të mërkurën, 10 nëntor, Kryeministri përshëndet popullin grek gjatë një fjalimi në televizion duke deklaruar se do të mbështesë kryeministrin e ri dhe qeverinë e re, e cila ... nuk njoftua as atë mbrëmje.
Takimi i liderëve politikë në presidencë përfundoi papritur, pas “zemërimit” të kryetarit të LAOS, Karatzaferis, që braktisi takimin.
Pas "incidentit", u vendos që takimi të vazhdojë të nesërmen në ora 10:00 (të enjten), ndërkohë që kandidati Filipos Petsalnikos u “dogj” dhe më në fund u vendos përsëri në tryezë emri i Lukas Papadhimos, që vë tre kushte për të marrë Kryeministrin, (z. Papadhimos tha më pas se nuk kishte vënë ndonjë kusht).
Akti i fundit i dramës
Të enjten, 10 nëntor, pas 11 ditësh që tronditën Greqinë dhe tregjet, vendi e ka një kryeministër të ri.
Lukas Papadhimos pas negociatave intensive mori postin e kreut të qeverisë së përkohshme.
Në deklaratat e tij të para, kryeministri i ri të kërkoi unitet dhe konsensus dhe dha një mesazh optimizmi për të ardhmen.
Ky lajm bëri xhiron e botës dhe shkaktoi reagime pozitive brenda dhe jashtë Greqisë.
Përurimi i qeverisë së re
Të premten, më 11 nëntor, njoftohet përbërja e qeverisë së re, e cila përfshin drejtuesit e PASOK, Demokracisë së Re dhe të LAOS.
Jorgos Papandreu pret pasardhësin në zyrën e tij dhe garanton mbështetjen për qeverinë e re.
Kryeministri Lukas Papademos në mbledhjen e parë të kabinetit kërkoi bashkëpunim dhe solidaritet nga ministrat e tij.