E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike zv/sekretarja e KE ne Shqiperi

Zv.sekretarja e Pergjithshme e Keshillit te Europes Maud de Boer Buquichio ndodhet ne Shqiperi dhe eshte pritur nga Presidenti i Republikes Bamir Topi.

Kreu i shtetit i ka bere nje panorame te zhvillimeve ne Shqiperi kurse zonja De Boer Buquichio vuri ne dukje ndihmesen e Keshillit te Europes.

Ne takimin me kryeministrin Berisha ky i fundit e ka njohur me zhvillimet politike ne Shqiperi. Rreth nje vit me pare nje zgjidhje e mundshme e krizes politike u negociua nga nje delegacion i larte i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes por pa sukses.

Kryeministri theksoi ne takimin me zv/sekretaren e Pergjithshme te Keshillit te Europes se ai eshte ne pritje te propozimeve konkrete ne rruge institucionale ne lidhje me ceshtjet e ngritura nga opozita.

Ne takimin me kryetarin e Partise socialiste Edi Rama zonja Maud de Boer Buquichio u njoh me oferten me te fundit qe opozita i ka ofruar qeverise per te nxjerre Shqiperine nga kriza politike oferte e cila iu dorezua vete Kryeministrit nga Kryetari i opozites.

Zoti Rama ka theksuar se kjo oferte i eshte pershtatur fjale per fjale rezolutes se Parlamentit Europian per zgjidhjen e krizes permes transparences.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›