E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Më 28 qershor korrëm fitore historike

Partia Socialiste ka korrur fitoren më të thellë në këto vite. Me këtë mesazh e nisi dje fjalën e tij kryetari në detyrë i selisë rozë, Edi Rama, takimin e përballjes me kandidatin rival Maqo Lakrori në Qarkun e Tiranës. Rama vlerësoi se gara në PS është një zhvillim i rëndësishëm për Partinë Socialiste, pasi kjo garë është shprehje e së vërtetës se kjo parti është e vetmja forcë demokratike, ku demokracia e brendshme është një realitet dhe jo një parullë. Nga ana tjetër, Rama shprehur shqetësimin se Berisha dhe Meta po mbajnë nën kontroll në mënyrë që të dezinformojnë opinionin për takimet që po bën PS. "Jemi këtu për të vijuar në rrugën tonë, dhe për të folur me aktet tona konkrete dhe jo thjesht me fjalë, duke dëshmuar se në këtë moment duhet të bëjmë gjënë e duhur, duke u dhënë mundësi të gjithë anëtarëve të PS-së të shprehen me votë për të zgjedhur rrugën ku do të ecë PS-ja", vërejti Rama. Më tej ai u shpreh se në zgjedhjet e qershorit PS-ja ka arritur një fitore historike, duke falënderuar këtu të gjithë drejtuesit, deputetët dhe anëtarët e thjeshtë të PS-së. "Më 28 kemi realizuar një fitore historike, ku PS-ja ka realizuar avantazhin e saj më të thellë falë angazhimit tuaj, të të gjithëve, qofshin si anëtarë të PS-së, qofshin si drejtues apo qofshin si deputetë. Fitorja jonë e merituar në gjithë Shqipërinë u grabit përmes një mekanizmi, i cili bëri njësh shtetin me pushtetin dhe shtetin e të gjithëve e vuri në dispozicion të pushtetit", deklaroi ai. Ndërsa kandidati tjetër, Lakrori, ftoi në debat televiziv Ramën. Në lidhje me platformën ai tha se është kundër personalizimit dhe për një parti kolegjiale, sepse është një garë që ne do ta fitojmë dhe jo një garë ku unë do të fitoj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›