Kriza, shtohet pesimizmi me 2.4 pikë te konsumatorët shqiptarë
Tremujori i parë i vitit rriti dhe nivelin e pesimizmit në vend dhe uli atë të konsumit
Ervin KOÇI
Viti 2010 ka hyrë me më shumë pesimizëm dhe me më një zvogëlim të konsumit në familjet shqiptare. Konsumatorët varën më shumë buzët gjatë tremujorit të parë të këtij viti dhe pesimizmi i tyre për gjendjen ekonomike të vendit u ul edhe më tej, thuhet në rezultatet e një sondazhi që financohet nga Banka e Shqipërisë. “Treguesi i besimit të konsumatorit (TBK) ra me 2.4 pikë përqindjeje gjatë tremujorit të parë të vitit 2010. Niveli i këtij treguesi, i cili ka vijuar prirjen rënëse që nga tremujori i tretë i vitit 2009, aktualisht zbriti poshtë mesatares së tij afatgjatë”,- thuhet në rezultatet e sondazhit. Rreth 46 për qind e të intervistuarve presin që niveli i papunësisë të rritet në muajt në vazhdim dhe vetëm 16.6 për qind e tyre presin që të ulet. Në krahasim me sondazhin paraardhës, më shumë shqiptarë presin rritje të papunësisë. Afro gjysma e shqiptarëve kanë shtyrë për më vonë blerjet e mëdha ndërsa shumica e tyre besojnë se do të arrijnë të kursejnë më pak gjatë këtij viti. Krejt e ndryshme ka rezultuar gjendja shpirtërore e industrisë gjatë periudhës janar-mars të këtij viti. Sipas rezultateve të sondazhit, biznesi është optimist se shitjet do të fillojnë të rriten, por megjithatë, shumica e të intervistuarve nuk parashikojnë investime të reja për shkak të pasigurisë së lartë ekonomike.
Bizneset
Pavarësisht vlerësimeve negative për situatën e përgjithshme ekonomike, vlerësimi i bizneseve të shërbimit për aktivitetin e tyre, si dhe për kërkesën, ka qenë pozitiv në tremujorin e parë të vitit 2010. Krahasuar me tremujorin e kaluar, bizneset kanë vlerësuar në një shkallë më të lartë gjendjen e rendit, të sigurisë dhe atë politike, si faktorë që pengojnë aktivitetin normal të tyre. Situata e ekonomisë informale dhe problemet infrastrukturore vijojnë të cilësohen si faktorë pengues të aktivitetit të bizneseve në sektorin e shërbimeve. Rreth 64.8 për qind e bizneseve shprehen se nuk kanë kryer investime të reja në gjashtë muajt e fundit. Ndërsa 35.2 për qind e bizneseve që kanë kryer investime të reja në gjashtëmujorin e fundit, shprehen se, ato janë përqendruar kryesisht në pajisje. Shfrytëzimi i kapaciteteve të sektorit të shërbimeve gjatë tremujorit të parë të vitit 2010 rezultoi 66.0 për qind, rreth 4.7 pikë përqindjeje më i ulët krahasuar me tremujorin e mëparshëm. “Bizneset e sektorit të shërbimeve presin rigjallërim të aktivitetit të tyre në tremujorin a ardhshëm. Në të njëjtën linjë janë edhe pritjet për situatën e punësimit dhe kërkesën në këtë sektor”,- thuhet në rezultatin e vrojtimit.
Sondazhi
Vrojtimi i sjelljes së biznesit dhe konsumatorit është një praktikë e njohur ndërkombëtare për të kuptuar gjendjen e ekonomisë së një vendi jashtë kuadrit të statistikave formale. Një numër konsumatorësh rastësorë, si dhe drejtuesish biznesesh të të gjitha madhësive, intervistohen për të parë gjendjen e tyre shpirtërore. Tendenca e përgjithshme ekonomike, sipas rezultateve të sondazheve, filloi të përkeqësohej që në tremujorin e fundit 2008 dhe
shënoi nivelin më të ulët në periudhën janar-mars 2009. Që nga ajo kohë, pritshmëritë e shqiptarëve janë përmirësuar, por optimizmi gjendet ende poshtë mesatares së vet historike.
Korçë, buka shtrenjtohet me 10 lekë
Shtrenjtohet me 10 lekë çmimi i bukës në qytetin e Korçës. Shoqata e bukëpjekësve në këtë qytet mori vendimin për shtrenjtim pas një diskutimi në lidhje me çmimet e rritura, kryesisht energjia dhe mielli që është shtrenjtuar me 7 lekë për kilogram. Qytetarët se kanë pritur mirë këtë vendim, veçanërisht ata që jetojnë me pensione dhe ndihmë sociale. Sipas bukëpjekësve në këtë qytet pritet një tjetër rritje e çmimit të miellit çka do detyrojë serish shtrenjtimin e çmimit të bukës.
18 Maj 2010