E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet, konkurs për 310 vende të lira pune



Administrata tatimore ka hapur garën për 310 vende të lira në pozicione që variojnë nga nivel drejtor drejtorie deri në specialist. Sipas njoftimit në faqen zyrtare, konkurset do të zhvillohen sipas ligjit të “Statusit të nëpunësit civil”, pra me konkurs të hapur, pasi të jenë përzgjedhur mbi CV-të e dorëzuara. Duke parë pozicionet duket se lufta më e madhe do të përqendrohet në Tiranë, pra në Drejtorinë e Përgjithshme, për pozicionet e drejtorit, në degën e Biznesit VIP dhe për inspektorët, ku janë mbi 180 vende të lira. Pozicionet për drejtor të drejtorive në fusha të ndryshme deri në shefa degësh nëpër rrethe, janë gjithsej 39 vende. Data për zhvillimin e konkursit pritet të zhvillohet në fund të muajit maj, ndërsa nuk ka një numër të saktë sesa kanë aplikuar për vendet e lira. Për kategorinë “A”, drejtor drejtorie, garohet për 8 vende të lira. Në degët rajonale për këtë pozicion janë 11 vende, sipas statusit të nëpunësit civil. Në pikat me kriteret e aplikimit, thuhet se për pozicionin drejtor, kandidati duhet të ketë një eksperiencë pune në tatime të paktën dy vjet. Në kategorinë “B”, që futen përgjegjësit e sektorit, që janë gjithsej 8 vende të lira në Drejtorinë e Përgjithshme, dhe 32 vende të lira për pozicione drejtor drejtorie në rrethe. Duket se në kategorinë ‘C1”, gara pritet të zhvillohet e ashpër, mbi bazën e meritave, pasi kandidohet për 64 vende të lira në pozicionin përgjegjës sektori në rrethe. Numrin më të madh të konkurseve e kanë kategoritë “C2” dhe “C3”, pozicionet specialistë dhe inspektorë, pasi janë 187 vende të lira, që të gjitha në Tiranë.

18 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›