Skandali i trenit elektrik, qeveria “gjen” fajtorin e prishjes së tenderit
Ish-ministri i Transporteve, Spartak Poçi, është paditur dje nga ministri aktual Olldashi
Ervin KOÇI
Qeveria shqiptare duket se e ka gjetur njeriun për ta fajësuar në lidhje me prishjen e njëanshme të kontratës me kompaninë amerikane “General Electrics”, për ndërtimin e linjës së trenit elektrik Tiranë-Durrës. Për të justifikuar gjobën e marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për prishjen e kontratës, qeveria ka fajësuar për këtë dëm ish-ministrin e Transporteve, Spartak Poçi. Ministri aktual i Punëve Publike, Sokol Olldashi, ka ngritur dje një kallëzim penal ndaj paraardhësit të tij socialist, Spartak Poçi, në Prokurorinë e Tiranës. Përmes një padie që i ka shkuar për dijeni edhe prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, ministri aktual Olldashi fajëson ish-ministrin Poçi si përgjegjës direkt për dënimin e Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në lidhje me çështjen e trenit elektrik. Sipas ministrit Olldashi, “ish-ministri Poçi, në datën 3 dhjetor 2003, ka kërkuar zyrtarisht zbatimin e menjëhershëm të një pjese të kontratës për trenin, në kundërshtim me ligjin dhe pa marrë ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes së huas”. Kjo, sipas Olldashit, ka shërbyer si prova kryesore në favor të kompanisë amerikane “General Electrics”, e cila ka fituar përfundimisht gjyqin ndaj qeverisë shqiptare për prishjen e njëanshme të kontratës së trenit. Gjykata e Arbitrazhit në Romë ka vendosur në favor të kompanisë amerikane, duke e dënuar Shqipërinë sipas Ministrisë së Punëve Publike, me 12 milionë euro gjobë, shumë që rritet çdo ditë edhe për shkak të interesave.
Padia
Zyra e shtypit e MPPT-së informon se kallëzimi penal ndaj Spartak Poçit është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "shpërdorim detyre" e kryer gjatë komunikimit me "General Electrics Transportation System, Athena" (ILIRIA Consortium) s.a. Sipas zyrës së shtypit të ministrit Olldashi, “komunikimi i Poçit është bërë në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, respektivisht në mungesë të dhënies së pëlqimit (ratifikimit) në Kuvend të marrëveshjes së huas, pjesë përbërëse e kësaj kontrate. Për këtë kallëzim penal është vënë në dijeni edhe prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Ministri Olldashi i kërkon publikisht Prokurorisë që të hetojë këtë krim, i cili, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve Publike, penalizon pa të drejtë buxhetin e shqiptarëve. Sipas MPPT-së, komunikimi që mban firmën e Poçit dhe mosparaqitja e tij personalisht në gjykimin e Arbitrazhit sipas rregullave procedural për të dhënë sqarimet e nevojshme për këtë komunikim, paraqitur nga "General Electrics”, kanë qenë të rëndësishme për vendimin.
Gjyqi
Odiseja e çështjes gjyqësore mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane nisi që në vitin 2005, pasi qeveria demokratike e sapoardhur në pushtet prishi në mënyrë të njëanshme kontratën prej 70 milionë dollarësh për ndërtimin e trenit elektrik Tiranë-Durrës.
Mosmarrëveshja, objekt shqyrtimi në Gjykatën e Arbitrazhit ka qenë kontrata e datës 15
shtator 2003 për modernizimin e seksioneve të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe Aeroportit të Rinasit. Sipas MPPT-së, "njoftimi për të proceduar", komunikimi i ish-ministrit Poçi, i datës 3 dhjetor 2003, ku kërkohej procedimi i menjëhershëm i një pjesë të kontratës, ka shërbyer në mënyrë të veçantë si provë në favor të "General Electrics Transportation System, Athena" (Iliria Consortium) s.a, kundër Shtetit Shqiptar në këtë proces. Njoftimi për shtyp sqaron se: ministri aktual ka marrë dijeni për çështjen, nga vendimi përfundimtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit IÇ në Romë, dokumentacionit të depozituar nga përfaqësues të shtetit Shqiptar dhe Avokaturës së Shtetit pranë kësaj dhome dhe fakte të lidhura me këtë gjykim, “ka dyshime të arsyeshme në kryerjen e një krimi, që i kushton sot të paktën 12 milion euro Shtetit Shqiptar, faturë që rritet çdo ditë për shkak të interesave".
Poçi: “Pasi të njihem me padinë e Olldashit, do të jap sqarime”
Historia disavjeçare e kontratës së kompanisë amerikane “General Electrics”, e cila do të realizonte modernizimin e hekurudhës Tiranë-Durrës nuk ka mbaruar. Qeveria shqiptare, pasi e humbi gjyqin në Arbitrazhin Ndërkombëtar duke u gjobitur me 12 milionë euro, tashmë fajëson ish-ministrin e Transportit, Spartak Poçi, për procedura të gabuara, duke kërkuar ndjekje penale për të. Nëpërmjet një njoftimi, MPPT-ja bën të ditur se, ish-ministri Poçi ka lejuar zbatimin pjesor të kontratës pa u miratuar më parë në Parlament dhe ky fakt ka shërbyer si një provë e pakundërshtueshme që qeveria shqiptare të humbasë gjyqin. Ndaj, sipas Ministrisë, pagesa e shumës preh 12 milionë euro është një kosto shtesë për buxhetin, ndërkohë që përgjegjësia është individuale e zotit Poçi. Ky i fundit, i kontaktuar për këtë njoftim të Ministrisë, u shpreh se pasi të informohet plotësisht për këtë reagim, do të japë sqarimet e nevojshme. Pak muaj para zgjedhjeve të 2005-s qeveria “Nano” miratoi projektin për modernizimin e hekurudhës Tiranë-Durrës duke përdorur trena të shpejtësisë së lartë. Qeveria do të detyrohej që për herë të parë të përdorte kredi tregtare për realizimin e këtij projekti. Por pas ardhjes në pushtet të qeverisë “Berisha”, kjo kontratë u anulua me argumentin se “kostoja ishte shumë të lartë dhe se nuk ishte një prioritet i qeverisë”. Pas këtij veprimi nisi kalvari i gjatë i ankimimeve në gjykatën ndërkombëtare.
18 Maj 2010