E Diel, 1 Nëntor 2026

Svoboda: “Zgjidhja e krizës, të hapen të paktën disa kuti”



Europarlamentari Johanes Svoboda propozon mundësinë edhe për një hapje të pjesshme të kutive të votimit. Në një intervistë dhënë për BBC-në ditën e djeshme, eurosocialisti gjerman kërkon nga palët që t’i japin fund krizës që ka mbërthyer politikën shqiptare që pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai është investuar në negociatat mes palëve edhe gjatë muajit shkurt, por sërish kompromisi nuk është arritur dhe i sheh zhvillimet politike në Shqipëri si një “sinjal të keq”. “Është e domosdoshme që të dyja palët të provojnë të gjejnë një zgjidhje. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë BE-ja ose një pjesë e saj, përfshirë një delegacion të Parlamentit të Europës, duhet të ndihmojë që të gjendet një zgjidhje”, - tha Svoboda. Sipas tij, “pranimi i zgjedhjeve në një anë dhe hapja e disa kutive në anën tjetër mund të jetë zgjidhje”.
Europarlamentari gjerman Johanes Svoboda ishte në negociatat që u bënë gjatë muajit shkurt në Shqipëri, gjatë ndërmjetësimit të Komitetit Presidencial të Këshillit të Europës dhe zhvilloi takime intensive me drejtuesit e lartë të PS-së. Ai ka qenë i hapur dhe i prerë për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke respektuar transparencën dhe ligjshmërinë e procesit.

18 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›