Kriza, shtrëngohet kredia për pushime
Autori i Lajmit: red.
Sezoni veror
Pushimet verore jashtë vendit prej vitesh nuk janë më luks për shqiptarët, pavarësisht shpenzimeve. Por, këtë vit duket se do të ketë më pak pushues që zgjedhin plazhet e huaja. Kjo, si pasojë e bankave, që janë më dorështrënguara me kreditë. Ajo kategori që preferon të marrë kredi për pushime, këtë vit do ta ketë më të vështirë.
Bankat tregtare në vend këtë vit po japin më pak kredi për pushime se një vit më parë. Edhe Banka e Shqipërisë në raportin më të fundit nxori në pah ngadalësimin e huadhënies. Pjesa më e madhe e bankave të nivelit të dytë në vend po preferojnë t i japin kredi për pushime në këtë sezon veror klientëve të tyre besnikë. Bankat po tregohen më shumë dorështrënguara me ata klientë, që nuk janë treguar korrektë me bankën, apo dhe me atë kategori që nuk kanë pasur ndonjëherë marrëdhënie me këtë institucion financiar.
Kredia konsumatore
Me kreditë konsumatore që japin bankat, ju mund të gjeni shumë lehtë dhe pa shumë dokumantacione paratë që ju nevojiten për të kaluar pushimet. Por, kreditë konsumatore, përveçse janë shtrënguar nga bankat, aktualisht mbeten më të shtrenjat në treg. Normat e interesit, në vit, variojnë nga 17 deri në 22% për kreditë në lekë. I vetmi avantazh është se për shumat deri në 100 mijë lekë, paratë mund të merren brenda ditës. Për të marrë një kredi konsumatore mjafton një kontratë pune dhe një vërtetim page, ndërsa garancia hipotekore, në një pjesë të mirë të bankave, nuk është kusht. Por, nëse kredia merret në euro, norma e interesit është më e lirë se në lekë, por rreziku qëndron në kursin e këmbimit.
Dokumentet e kërkuara
Zakonisht kërkohen dokumente edhe për kredimarrësin edhe për dorëzanësin. Për kredimarrësin kërkohen dokumentet e identifikimit, si letërnjoftim, pasaportë, apo certifikatë e muajve të fundit, certifikatë familjare, një vërtetim vendbanimi që duhet të jetë origjinale, ose libreza e energjisë, ujit, Telekomit. Një dokument që vërteton të ardhurat, në rastin e të punësuarit, është një vërtetim page ose kontratë pune. Ndërsa kur ke biznes të vogël duhet kopje e vendimit të gjykatës, kopje e licencës, deklaratë noteriale e të ardhurave. Kur të ardhurat vijnë nga qiraja duhet kopje e kontratës së qirasë dhe vërtetimin e pronësisë së pronës së dhënë me qira.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009