E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia konsumatore, ja ofertat e bankave

Autori i Lajmit: red.
Në disa banka kredia për pushime, apo për turizëm futet te kredia konsumatore. Shuma maksimale që ofrojnë këto banka për këtë lloj kredi shkon deri në 5 000 000 lekë dhe banka financon deri në 100% të vlerës së investimit. Një klient që ka një llogari bankare mund ta përdorë një kredi konsumatore për mobilim të shtëpi, për blerje makinash qoftë të reja qoftë të përdorura, për blerje elektro-shtëpiakesh, për rikonstruksion të ambienteve, për pajisje hidrosanitare, për turizëm, për studime apo kurse brenda dhe jashtë vendit, për organizime festash, për blerje më të vogla, si argjendari, orë, patentë, për bërje operacionesh kozmetike, okulistikë.

Kredia konsumatore

Shuma Afati deri në Interesi

100 000 – 1 000 000 Lekë 3 vjet 19 % në vit

1 000 – 10 000 USD 3 vjet 11 % në vit

800 – 8 000 Euro 3 vjet 12 % në vit

Shuma Afati deri në Interesi

1 000 000 – 5 000 000 Lekë 5 vjet 18 % në vit

10 000 – 50 000 USD 5 vjet 10 % në vit

8 000 – 40 000 Euro 5 vjet 11 % në vit

Për çdo kredi konsumatore paguhet një komision aplikimi 2% e shumës së marrë

Kredia personale

Afati i Kredisë Deri në 7 vjet

Shuma e Kredisë 100 mijë lekë - 1 milionë lekë

Financimi i Kredisë 100% e shumës së Investimit

Dokumentet:

Dokument identifikimi Personal

Certifikate Familjare

Kopje e kontratës së punës ose dokument verifikimi të ardhurash nga paga

Kredi për pushime

Shuma maksimale deri në 1 000 000 lekë

8 000 euro

Afati i shlyerjes deri në 12 muaj

Garanci/kolateral Një dorëzanës

Interesi 18% për lekë

15% për euro

Kushtet:

Kredimarrësi mund të aplikojë për më shumë se një kredi konsumatore për qëllime të ndryshme, por kësti në total i kredive konsumatore nuk duhet të kalojë 35% të të ardhurave neto të kredimarrësit.

Komisioni i kredisë Nuk ka

Shlyerje e parakohshme 2% mbi shumën e paguar para afatit
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›