E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, tkurret ekonomia bien eksportet e importet

 

Kriza globale ka tkurrur ekonominë vendase. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se deficiti tregtar ka pësuar rritje. Eksportet kanë rënë, po ashtu edhe importet. Sipas INSTAT-it gjatë muajit korrik janë eksportuar 9,668 milionë lekë mallra, me rritje 2.7 për qind në krahasim me muajin qershor 2009 dhe ulje me 12.5 për qind në krahasim me muajin korrik 2008. Janë importuar 36,771 milionë lekë mallra me rritje 4.4 për qind në krahasim me muajin qershor 2009 dhe ulje 2.1 për qind në krahasim me muajin korrik 2008. Deficiti tregtar i muajit korrik është 27,103 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 5 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 2.2 për qind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2008. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 67.5 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Në muajin korrik 2009, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 4,669 mln lekë, duke zënë 12.7 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me muajin qershor 2009, importi i mallrave me akcizë ka pasur ulje prej 1.5 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara e zënë nënproduktet e naftës (58.7 për qind).

Tregtia në muajin Korrik

    9,668 mln lekë mallra eksporti

    2.7 për qind rritje në krahasim me muajin qershor

    12.5 për qind ulje në krahasim me korrikun 2008.

    36,771 mln lekë mallra import

    4.4 për qind rritje në krahasim me muajin qershor

    2.1 për qind ulje në krahasim me muajin korrik 2008.

    27,103 mln lekë, deficiti tregtar

    5 për qind rritje e deficit tregtar krahasuar me qershorin

    2.2 për qind rritje e deficit tregtar krahasuar me korrikun e 2008-ës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›