Gripi i derrit, autoritetet në këmbë për trajtimin
02/09/2009 Në Elbasan dhe Berat, asnjë rast i konstatuar me virusin
Gati dhomat e reaniamcionit dhe dozat me tamiflu. Frikë nga shtatori
Pesë doza tamiflu, një dhomë reanimacioni, bazë materiale dhe personel të trajnuar janë edhe ato çfarë ofrojnë institucionet shëndetësore në Elbasan përballë pandemisë së gripit të derrit. Prefekti Shefqet Deliallisi gjatë një takimi të parë në fillim të shtatorit është ndalur pikërisht në marrjen e masave përballë një situate që sipas gjasave edhe mund të vështirësohet. Ai ka kërkuar bashkëpunim të institucioneve shëndetësore me Drejtorinë Arsimore për një trajnim të mësuesve para fillimit të vitit shkollor. Deliallisi ka kërkuar nga institucionet e shëndetit takime të gjëra me personelin arsimor për higjienën dhe për shenjat e para të sëmundjes. Ky trajnim pritet të zhvillohet në ditët në vazhdim. Gjatë takimit drejtues të Shëndetit Publik dhe të qendrës spitalore kanë përsëritur masat higjienike dhe simptomat e virusit duke i dhënë kështu edhe një leksion drejtuesve të tjerë pjesëmarrës në takim. Megjithëse Elbasani nuk ka shënuar aktualisht asnjë rast të prekur me virusin AH1N1, prefekti Deliallisi ka kërkuar angazhimin e drejtorive dhe institucioneve përkatëse për të përballuar një situatë të mundshme pandemie. Drejtori i Qendrës Spitalore, Arben Paralloi, tha se janë marrë masat për çdo rast që mund të shfaqet. Deklaratën e drejtorit të Qendrës Spitalore e ka ndjekur edhe Drejtori i Shëndetit Publik në Elbasan. Ky i fundit tha se aktualisht Elbasani nuk ka asnjë rast me gripin e derrit. Ai theksoi se deri tani janë marrë dy mostra dhe janë dërguar për analiza. Fatmirësisht këto dy raste kanë dalë negative ndaj virusit. Po kështu dhe në qarkun e Beratit nuk ka asnjë person të dyshuar që mund të jetë prekur nga gripi i derrave. Këtë e bën të ditur shefi i shërbimit të repartit të infektivit pranë spitalit rajonal të Beratit doktor Petraq Ceca. Por edhe pse nuk ka asnjë rast të dyshuar, Ceca pohon se në repartin e infektivit janë marrë masa duke vënë në dispozicion një dhomë me 5 shtretër. Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar raste të personave të prekur vetëm nga viroza të stinës. Personat e ardhur me simptoma të gripit normal për t’u trajtuar në shërbimin e repartit infektiv kanë qenë të moshave nga 15 deri 50 vjeç. Por për fat sipas Cecës nuk ka pasur asnjë të dyshuar që mund të jetë i prekur nga gripi i derrit. Ndërsa pjesa më e madhe e pacientëve që kanë qenë të shtruar dhe kanë marrë mjekim nga viroza të stinës kanë qenë emigrantë të ardhur nga shtete të ndryshme.
Ndërkohë ajo që tremb qytetarët është se vala më e rrezikshme e gripit të derrit pritet të jetë gjatë këtij muaji. Jo vetëm autoritetet e huaja, por edhe institucionet shëndetësore kanë deklaruar se pas largimit të fluksit të emigrantëve, ardhja e pushuesve nga vendet e prekura nga gripi i derrit, rrezikon të shënojë më shumë raste të të prekurve nga virusi A/H1N1 në vendin tonë.