Në dy muaj asgjësohen 3200 kv produkte ushqimore
02/09/2009 Durrës, nën kontroll kryesisht prodhimet me bazë shtazore. Gjoba dhe bllokime
Specialistë skeptikë dhe ndaj konsumit të ujit apo lëngjeve në shishe plastike
DURRES- Një sasi e konsideruar malli dhe produkti ushqimor është bllokuar dhe asgjësuar këto ditë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në Durrës. Rreth 3200 kv produkte janë bërë objekt i disa procesverbaleve pas dyshimeve që kanë shfaqur inspektorët e ushqimit si dhe ata të Drejtorisë së Higjienës në vëzhgimet e tyre rutinë në mjediset e tregtimit dhe magazinat e ambalazhimit e të ruajtjes. Drejtori DBU-së Jonuz Tafili ka thënë se “Kjo sasi në 3200 kv është bllokuar në muajin korrik dhe në muajin gusht të këtij viti në disa pika tregtimi”. Inspektorët kanë ushtruar 2880 kontrolle në këto dy muaj me synimin për të shmangur çdo përpjekje për tregtimin e mallrave të skaduar si dhe për të ruajtur konsumatorin nga produktet e pakonsumueshme. Tafili ka pohuar se në epiqendër të kontrolleve kanë qenë të gjithë ato produkte ushqimore që kanë përbërje shtazore si qumësht e vezë. Kampion të marrë në pika tregtimi e magazinimi kanë kaluar fillimisht në laboratorin përkatës në DBU dhe që andej ka nisur edhe veçimi i mallrave të konsumuar. “Etiketa në gjuhën shqipe, kushtet e magazinimit dhe afati i përdorimit kanë qenë ndër pikat kryesore të vëzhgimit nga inspektorët tanë”,-është deklaruar drejtori i DBU-së Jonuz Tafili. Sezoni i verës dhe rritja e temperaturave së bashku me shtimin e ndjeshëm të konsumatorëve në bregdet ka vënë para detyrimeve të veçanta Inspektoratin e Ushqimit në Durrës, nisur edhe nga udhëzimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit për ruajtjen e konsumatorit nga epidemitë dhe virozat e ndryshme. Sasia në 3200 kv që është bllokuar dhe që më pas është asgjësuar në prani të një komisioni të miratuar edhe në MBU, ka qenë miell, pije freskuese, pije alkoolike, ujë i ambalazhuar, ëmbëlsira të ndryshme, qumësht, gjizë etj. gjatë këtyre dy muajve, të cilësuar edhe si sezoni më i ndjeshëm në tendencën e tregtarëve për të shitur mallin stok, janë realizuar 1987 analiza në laboratorin e kësaj drejtorie, laborator i certifikuar nga sistemi ndërkombëtar. Kampionët janë vendosur në bankinat e analizave dhe gjithë paketa e mallit që ka rezultuar jashtë përdorimi është bllokuar dhe më pas asgjësuar. Tregtimi në mjedise të hapura dhe sidomos i nënprodukteve me origjinë shtazore ka shfaqur jo pak interesim për inspektoratin ushqimor. Drejtori Tafili ka pohuar se përgjithësisht janë krijuar kushte të mira higjiene e ajrimi në pikat e tregtimit por nga ana tjetër mbetet ende për të bërë kryesisht në tregjet e hapura. Jo rrallë në tregjet e vogla në Durrës vërehet se gjiza, qumështi, djathi, mishi, ullinjtë, peshku etj shiten në anë të rrugës, në buzë trotuari apo edhe në vende të pluhurosura e me mungesë të theksuar higjiene. Tafili bën të ditur se të gjitha rastet e vërejtura janë gjobitur. 8 njësi tregtimi dhe 11 lokale janë bërë objekt apelimi nga inspektorati për t’u hequr të drejtën e ushtrimit të aktivitetit. Njëherësh DBU ka ushtruar kontroll edhe në drejtim të ujit të pijshëm së bashku me higjienën dhe sidomos në tregtimin e ujit të ambalazhuar. Qëndrimi për një kohë nën rrezet e diellit të ujit të ambalazhuar, por edhe i pijeve të çdo lloji është parë me sy kritik ngase temperaturat e larta ndikojnë negativisht si ndaj materialit plastik të ambalazhit edhe në fermentimin e pijeve.