Jones-Basha: SHBA mbështetje Qeverisë dhe kryeministrit Berisha
Shqipëria merr mesazhe përgëzimi për procesin zgjedhor të 28 qershorit. Ministria i Jashtëm Lulzim Basha gjatë pjesëmarrjes në forumin ekonomik të Bled të Sllovenisë, është takuar me zvëndës/ndihmës sekretarin amerikan i shtetit Stuart Jones dhe sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut kanë shprehur mbështetjen për qeverinë e re. Në takimin Jones, zyrtari amerikan deklaroi se mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit të qeverisë së re me kryeministrin Berisha. Zyrtari i lartë amerikan e ka siguruar ministrin Basha për mbështetjen e SHBA për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Përgëzimet për zhvillimin e zgjedhjeve dhe fitoren e zgjedhjeve, Basha mori edhe nga sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së. Në fokus të bisedimeve kanë qenë zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri më 28 qershor. Gjatë takimit me homologun slloven Basha mori garanci për mbështetjen, që Sllovenia jep për shqyrtimin sa më parë të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE dhe për liberalizimin e vizave. Ministri i Jashtëm Samuel Zhbogar e informoi Bashën për vendimin e qeverisë tij për hapjen në muajt në vijim të ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Republikën e Shqipërisë. Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, i cili ka si qëllim diskutimin rreth politikave në kohën e krizës ekonomike. Në këtë forum që ka nisur të dielën kanë marrë pjesë ministra dhe kryeministra të vendeve të rajonit të Ballkanit, si Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia.