E Diel, 1 Nëntor 2026

Evazioni, bizneset nuk derdhin miliona

02/09/2009  Borxhi ndaj tatim taksave rreth 520 milionë lekë, një subjekt “kampion”me 500 milionë

Autoritet çojnë në Prokurori dosjen. Rreth 192 subjekte nuk shlyejnë sigurimet

FIER- Dega e Tatim-Taksave në Fier bën kallëzim penal në Prokurori ndaj një subjekti privat. Ky subjekt i ka Tatim-Taksave një borxh prej 500 milionë lekësh. Mbi gjysmë milioni lek i mungojnë degës së Tatim-Taksave në Fier për shkak të mosdeklarimit nga ana e një subjekti privat. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Mbledhjes së Borxhit, ku deklarohet se ky borxh mbi 521 milionë lekë në masën 90% është shkaktuar vetëm nga një subjekt tregtar.

Debitorët

Sipas të dhënave zyrtare të degës së Tatimeve në Fier subjekti që ka shkaktuar një boshllëk të tillë është privat dhe ka krijuar evazion fiskal pasi nuk ka zhdoganuar mallin që ka shitur. Drejtoria e Mbledhjes së Borxhit ka deklaruar se ndaj këtij subjekti ka bërë kallëzim penal për evazion fiskal me dëm të madh ekonomik, ndërsa pjesa tjetër e borxhit prej afro 20 milionë lekësh është mosderdhja e detyrimeve të sigurimeve shoqërore nga rreth 192 subjekte. “Vlera e borxhit e krijuar nga tetori deri në korrik të vitit 2009 në Drejtorinë Tatimore të Fierit është në vlerën 521 milionë lekë. Ky borxh përfaqësohet nga 192 subjekte. Duhet pasur parasysh që vetëm një subjekt është “kampion” në borxhe me vlerë afro 500 milionë lek që përbën rreth 90% të borxhit total. Ky subjekt tregtar ka fshehur aktivitetin ka bërë një zhdoganim dhe nuk e ka deklaruar shitjen e këtij malli. Është një subjekt privat për të cilin janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe dosja për këtë subjekt është pranë Prokurorisë së rrethit Fier, pra ka filluar procedimi penal.” Sipas të dhënave të marra në degën e Tatimeve Fier, borxhi në fjalë është mbartur nga muaji nëntor i vitit 2008, ndërsa theksohet se i gjithë borxhi i mëparshëm është falur pas hyrjes së fuqi të amnistisë fiskale. Në këtë amnisti fiskale, borxhlinjtë tradicional të degës së Tatim-Taksave në Fier kanë qenë kompanitë shtetërore të naftës, si Albpetrol, Armo, të cilat me amnistinë e bërë nga qeveria shqiptare, tashmë figurojnë të pastra në aspektin tatimor. Borxhi i krijuar në degën e Tatimeve në Fier ishte miliarda lek, të akumuluar ndër vite. Aurora Damini

BORXHLINJTË

Ky borxh përfaqësohet nga 192 subjekte. Duhet pasur parasysh që vetëm një subjekt është “kampion” në borxhe me vlerë afro 500 milionë lek që përbën rreth 90% të borxhit total. Ky subjekt tregtar ka fshehur aktivitetin ka bërë një zhdoganim dhe nuk e ka deklaruar shitjen e këtij malli. Është një subjekt privat për të cilin janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe dosja për këtë subjekt është pranë Prokurorisë së rrethit Fier, pra ka filluar procedimi penal”. Sipas të dhënave të marra në degën e Tatimeve Fier, borxhi në fjalë është mbartur nga muaji nëntor i vitit 2008, ndërsa theksohet se i gjithë borxhi i mëparshëm është falur pas hyrjes së fuqi të amnistisë fiskale. Në këtë amnisti fiskale, borxhlinjtë tradicional të degës së Tatim-Taksave në Fier kanë qenë kompanitë shtetërore të naftës, si Albpetrol, Armo, të cilat me amnistinë e bërë nga qeveria shqiptare, tashmë figurojnë të pastra në aspektin tatimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›