E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, ulet fuqia blerëse, INSTAT: Më pak tregti me pakicë sesa vjet

 

Shqiptarët blejnë më pak produkte sesa vjet. Statistikat e publikuara nga INSTAT tregojnë se tregtia me pakicë, pra shitja e dyqaneve të vogla të ushqimeve dhe produkteve të tjera ditore, është më shumë se 2 për qind më e vogël sesa vjet. Megjithatë, në krahasim me një tremujor më parë, sipas INSTAT, ka shenja të rritjes së tregtisë, pra të konsumit, por në nivele shumë të ulëta. “Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 2.2 për qind. Krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 0.9 për qind”. Por duket se tregtia e naftës dhe e makinave vazhdon të pësojë rritje. Një fakt ky që tregon diferencimin ekonomik të popullsisë në Shqipëri. Sipas INSTAT, në grupin, “Tregtia dhe riparimi i automjeteve” shitjet janë rritur me 17 për qind në krahasim me vjet dhe 10 për qind në krahasim me një tremujor më parë. Brenda këtij grupi, “pjesa “Tregtia me pakicë e karburanteve”, indeksi i volumit të shitjeve për tremujorin e tretë 2009 është rritur 18.1 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit paraardhës indeksi i volumit të shitjeve në grupin “Tregtia me pakicë e karburanteve” është rritur 18.3 për qind”. Ndërkohë që sipas statistikave, indeksi i kushtimit në ndërtimit, nuk ka pasur ndryshime të mëdha. “Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një ulje 0.4 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.5 për qind.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›