Greqia, zbulohen 200 raste të reja për 3 ditë
Brenda tre ditëve rreth 200 raste të reja me gripin e derrit janë regjistruar në Greqi. Numri i të prekurve ka arritur tashmë në mbi 1650 vetë. Madje, sipas mediave vendase shteti fqinj zë vendin e katërt në Evropë për sa i përket numrit te së sëmurëve. Nga ana e tyre organet shëndetësore greke bëjnë thirrje për qetësi duke theksuar masat që ka marrë Qeveria. “Qytetarët grekë të ndjehen të sigurtë dhe të qetë. Të marrin masat personale të mbrojtjes, sepse janë të rëndësishme në këtë përpjekje të përgjithshme ndaj gripit dhe duhet të dinë se shteti yne është në gatishmëri”, është shprehur ministri i Shëndetësisë, Dimitris Avramopulos. Sipas një programi të posaçëm të këtij këshilli janë planifikuar edhe 5 grupet e personave që do të kenë prioritet për t’u vaksinuar sipas shkallës së rrezikshmërisë. Në grupin e parë do të jenë personeli mjekësor, gratë shtatzëna deri në muajin e 3-të dhe gjithë ata që kujdesen për fëmijë nën moshën 6 vjeç. Në grupin e dytë personat me sëmundje kronike, diabetikët, pacientët me probleme kardiake, në mushkëri dhe në veshka.