E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gati vala e dytë të pandemisë”

 

“Vala e dytë e pandemisë së gripit të derrave është pranë, ndaj duhet që gjithë shtetet të jenë të përgatitur”. Ky është apeli që Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë autoriteteve  qeveritare në mbarë botën Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Margaret Chan iu drejtua komunitetit ndërkombëtar me kërkesën për t’u përgatitur, duke nënvizuar se qeveritë do të përballen me sfida, përsa i përket furnizimit me vaksina. “Nuk mund të thuhet se më e keqja ka kaluar ose deri në çfarë pike është’’, deklaroi Chan. OBSH-ja njoftoi në fillim të javës se vendet e Hemisferës së Veriut kanë kërkuar më shumë se një miliard doza vaksinash kundër gripit të derrave (A)H1N1 nga laboratorët farmaceutikë, që do të nisin shpërndarjen e një sasie të kufizuar vaksinash në fillim të vjeshtës. Sipas të dhënave të fundit të kësaj organizate, virusi A(H1N1) ka shkaktuar vdekjen e 1799 personave në të gjithë planetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›