Pas SHBA-së, edhe Franca tërheqë trupat nga Afganistani
Pas njoftimit të presidentit amerikan Barack Obama për tërheqjen e trupave nga Afganistani, edhe Franca ka bërë të ditur së do të reduktojë gradualisht forcat e saj.
Sipas zyrës së presidentit francez Nicolas Sarkozy afati kohor i tërheqjes së 4000 ushtarëve duhet bazuar tek forcat amerikane.
Pas gati dhjetë vjetësh luftë në Afganistan, SHBA fillon në korrik tërheqjen e ushtarëve të saj nga ky vend.
Sipas BBC-së 10.000 ushtarë amerikane do të kthehen në atdhe brenda këtij viti. Pjesa tjetër, kontigjenti i dërguar në dhjetor të 2009-tës, do të tërhiqet vitin që vjen.
Edhe forcat e tjera do të largohen gradualisht vitin e ardhshëm ndërkohë që autoritetet afgane do të fillojnë të marrin kompetencat në çështjet e sigurisë.
Më herët edhe Presidenti afgan Hamid Karzai përshëndeti vendimin e homologut amerikan Barak Obama për nisjen e tërheqjes së trupave ushtarake nga vendi i tij.