E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, deputetët kurdë bojkotojnë parlamentin

Deputetët e sapozgjedhur kurdë kanë vendosur të bojkotojnë parlamentin turk me arsyetimin se njërit prej tyre iu grabit mandati.

Një zyrtar nga Partia për Paqe dhe Demokraci( BDP), e cila mbështet deputetët kurdë ka thënë se vendimi do të bëhet publik sot pasdite.

Hatip Dixhle, një nga 36 deputetët e mbështetur nga BDP, i cili u zgjodh më 12 qershor, ka humbur vendin si deputet në parlament, pasi është akuzuar më parë për përhapje të propagandës terroriste.

Vendimi i BDP-së për të bojkotuar parlamentin mund të rrisë trensionet në pjesën turke të banuar me kurdë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›