E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia në një dokumentar

26/12/2008  Dokumente historike dhe historia e një krahine, Mallakastrës, e futur thellë në kohë qysh nga fillimet e jetës në ato treva, do të shpalosen për një publik të gjerë në premierën e filmit dokumentar “Mallakastra siç ka qenë” në Muzeun Historik Kombëtar. Dokumente e ngjarje që zënë fill që nga Bylisi e Nikaja, periudha e Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, shpallja e pavarësisë, Lufta e Dytë Botërore e kështu me radhë do të trajtohen në dokumentarin e cilësuar prej realizuesve të tij si “një histori e shkurtër e luftërave për liri, pavarësi dhe demokraci jo vetëm të popullit të Mallakastrës, por të gjithë kombit shqiptar”. “Filmi ndriçon në mënyrë të veçantë periudhat e errëta të historisë sonë si ngjarjet e motit 1914 si dhe të Luftës së Dytë Botërore, të cilat historiografia e mëparshme i ka tjetërsuar, duke dhënë kështu një ndihmesë në rishikimin e historisë.” Skenari i filmit mban emrin e Uran Butkës, regjia vjen e realizuar nga Enver Shehu dhe Ilir Muska, kurse operator i filmit është Neritan Trifoni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›