E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mezi pret fillimin e sezonit të ri

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 20:12

Javier Hernandez thotë se mezi pret të fillojë sezoni i ri në Premierligë. ‘Chicharito’ e shijoi një debutim të jashtëzakonshëm me Manchester United dhe shkoi për 7 milionë funte.

Ai realizoi 20 gola në të gjitha garat sezonin e parë në ‘Old Trafford’.

“Faza para sezonale është mjaft e rëndësishme. Të nevojitet të punosh fort për ta nisur sa më mirë sezonin. Mezi pres të fillojë sezoni i ri në Premierligë”, theksoi Hernandez për ueb faqen zyrtare të klubit.

Ai aktualisht po e përfaqëson Meksikën në CONCACAF Gold Cup. Hernandez ka realizuar gjashtë gola në këtë kompeticion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›