E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, Josipoviç merr zyrtarisht detyrën

Presidenti i zgjedhur i Kroacisë, Ivo Josipoviç ka marrë sot zyrtarisht detyrën duke u bërë kështu presidenti i tretë që kur Kroacia u shpall e pavarur nga Jugosllavia në vitin 1991.
Josipoviç, 52 vjeç dhe anëtar i Partisë Socialdemokrate, zëvendëson në këtë detyrë Stipe Mesiç, i cili qëndroi në krye të shtetit dy mandate rresht, me nga pesë vjet secili.
Në ceremoninë e marrjes së detyrës ishin të pranishëm presidentet e vendeve të Ballkanit, si ai kosovar Sejdiu, ai shqiptar Bamir Topi, slloveni Danilo Turk, malazezi Vujanoviç, etj.
I vetmi që mungonte ishte presidenti serb Boris Tadiç, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›