Kroaci: Makarska, tri ditë në flakë
Rreth orës 14:00 të së dielës, të gjithë banorët të cilët ishin evakuar për shkak të flakëve të zjarrit u kthyen në shtëpitë e tyre.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një transformator i linjës i cili është rrëzar dhe ka rënë në kontakt me bimësinë, që ka filluar të digjet. Era e fortë e ndihmoi zjarrin që të përhapej me shpejtësinë 100 metra për minutë. Hiri mund të shihet rrotull shtëpive në Masarka dhe një sipërfaqe shumë e madhe është djegur.
Banorët e evakuar dhe turistët e huaj, të cilët u trembën jashtë masem, gjetën strehim në shkollën fillore dhe kopshtet e Masarkës, si dhe në pallatin e sporteve.Jeta po kthehet në normalitet, por zjarrfikësit po mbajnë nën mbikëqyrje zonat më të rrezikshme ku tymi vazhdon të ndihet në ajër. Megjithatë, ata janë shprehu se nuk ka rrezik për zjarre të reja.
Rreth 400 zjarrfikës nga i gjithë vendi, të ndihmuar nga 50 ushtarë, arritën të venë nën kontroll flakët që përfshinë pyjet e Makarskës për tri ditë me radhë, të ndihmuara edhe nga era e fortë. Autoritetet u shprehën se 90 makinat e zjarrfikëseve u ndihmuan nga një avion zjarrfikës kanadez dhe tre helikopterë.