E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti, reshje dhe ulje të temperaturave deri në mesin e javës

Sipas sinoptikanëve, maksimalja e temperaturave nuk do t’i kalojë 19 gradë celsius

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta do të përfshijnë vendin tonë. Dielli i dy ditëve më parë duket se nuk do të zgjaste shumë duke sjellë pikërisht reshje shiu. Kështu sinoptikania Rezarta Xhakollari pohon se reshjet e shiut do të zgjasin deri të mërkurën, duke ulur ndjeshëm edhe temperaturat. “Maksimalja e temperaturave nuk do t'i kalojë 19 gradët. Këto temperatura të ulëta do të vërehen në gjithë vendin dhe reshjet e shiut do të pushtojnë një pjesë të madhe të territorit”,- pohojnë sinoptikanët. Kështu, një masë e ftohtë ajrore e ardhur nga Evropa Veriore është shpjegimi që japin meteorologët për uljen e menjëhershme të temperaturave. Sipas tyre, Peshkopia ka shënuar sot minimalen më të ulët, me 3 grade celsius, ndërsa në Tiranë, temperatura më e lartë ka qenë rreth 22 gradë celsius. Ndërkohë mjekët, për shkak të luhatjes së këtyre temperaturave pohojnë se ndikojnë edhe në virozat e stinës, çka do të thotë se presin fluks pacientësh. Më të prekurit nga virozat, sipas tyre, janë fëmijët dhe mosha e tretë për shkak të organizmit të dobët që kanë. E ndërsa virozat pritet të sjellin fluks pacientësh, problemi më i madh i spitaleve vazhdon të mbetet kriza e barnave, për të cilat ende nuk po jepet zgjidhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›