Salomon Kalu ia mohon fitoren Mançesterit
Trajneri i Çelsit, Luiz Felipe Skolari, ka mbetur i lehtësuar pasi ka arritur t'i marrë Mançesterit një pikë në "Stemford Brixh", pas dëmtimeve të Dekos dhe Rikardo Karvaljos. Çelsi nuk e pati në dispozicion mesfushorin Deko, për shkak të një dëmtimi gjatë ushtrimeve, në prag të sfidës, dhe mbrojtësi Rikardo Karvaljo është dëmtuar në minutën e 12-të të ndeshjes. Park Ji sung i ka dhënë Mançesterit avantazhin e merituar në minutën e 18-të, por zëvendësuesi Salomon Kalu u ka dhënë golin e barazimit "bluve" në minutën e 80-të, duke e mbajtur Çelsin për 85 ndeshje pa pësuar humbje në "Stemford Brixh". "Kjo është një nga ndeshjet më të mira që kemi luajtur (këtë sezon), pasi kemi shumë probleme, - tha Skolari. - Pasi Deko u dëmtua, Mançesteri e kontrolloi ndeshjen për 15 minuta dhe luajti më mirë se ne. Ata shënuan një gol dhe pas kësaj ne u përmirësuam. Kishim më shumë raste për shënim se ata, por shpërdoruam disa raste të mira. Në pushim të pjesës së parë thashë se Balak dhe Lampard duhet të luajnë më afër sulmuesve dhe futa në fushë Drogbanë." Autori i golit për "djajtë e kuq" deklaroi se ishte tepër zhgënjyese që ata nuk arritën të marrin tri pikët, duke qenë se ishin në avantazh deri në minutën e 80-të. "Jemi të dëshpëruar që arritëm të marrim vetëm një pikë, - tha ai. - Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe krijuam raste të mira, por shënuam vetëm një gol." Në ndeshjet e tjera të djeshme, Aston Vila e ka vazhduar nisjen e mbarë të sezonit me një fitore 2-1 në shtëpinë e Uest Bromuiç. Xhon Kerju ka shënuar pas një harkimi të Eshton Jang, në minutën e 27-të dhe, dy minuta më pas, Gabriel Agbonlahor ka përfituar nga një mungesë përqendrimi e mbrojtjes vendase. Uest Briomuiç e ka ngushtuar disavantazhin në 2-1 në minutën e 34-t, me anë të Xhejms Morrison. Mançester Siti i është përgjigjur lajmit se klubi do të kalojë formalisht në pronësinë e sheikut Mansur bin Zajed al Nahian ditën e martë, duke e shkatërruar 6-0 Portsmuthin. Sulmuesi brazilian Xho e kaloi Sitin në avantazh në minutën e 13-të, duke u shërbyer nga patrioti i tij Robinjo. Kapiteni Riçard Dan e ka dyfishuar rezultatin në minutën e 20-të. Më pas ka qenë Xho ai që ka shërbyer për ta çuar Robinjon te goli. Por të besuarit e Mark Hjuxh nuk kanë përfunduar me kaq, duke e vazhduar serinë e golave me Shon-Rajt Filips (68), Çed Evans (78) dhe Gelson Fernandes (83). Evertoni ka arritur t'i anulojë dy golat e Hull Sitit, duke arritur vetëm një pikë në "KC Stadium". Majkëll Tërner ia ka dhënë Hullit avantazhin në minutën e 18-të, kur ai ka përfituar më së miri nga goditja e këndit e Din Marnej, dhe Fil Nevill ka shënuar në portën e tij dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Skuadra e Dejvid Mojes ka refuzuar të heqë dorë dhe Tim Kahill ka shënuar golin e parë për miqtë në minutën e 73-të; pesë minuta më vonë ka qenë Leon Osman ai që i ka shpëtuar nga humbja të besuarit e Mojes. Problemet për Huande Ramos vazhdojnë, pasi Totenhemi i tij ka mbetur përsëri në vend të fundit në tabelë, duke barazuar 0-0 në "Uajt Hart Lejn" ndaj Uiganit.
Premier Ligë, java e pestë
Dje
Uest Bromuiç - Aston V 1-2
Morrison 33' / Kerju 27', Agbonlahor 29'
Çelsi - Mançester U 1-1
Kalu 80' / Park 18'
Hull - Everton 2-2
Tërner 18', F.Nevill 49'(aut) / Kahil 73', Osman 78'
Man.Siti - Portsmuth 6-0
Xho 13', Djun 20', Robinjo 57', Rajt-Filips 68', Ivans 78', Fernandez 83'
Totenhem - Uigan 0-0
Të shtunën
Sandërlend - Midëllsbrou 2-0
Blekbërn- Fulhem 1-0
Liverpul - Stoke 0-0
Uest Hem- Njukasëll 1-3
Bolton - Arsenal 1-3
Renditja
1.Arsenal 40110 212
2.Çelsi 32010 311
3.Liverpul 3205 211
4.Aston Vila 31110 710
5.Man.Siti 30215 79
6.Uest Hem 3019 69
7.Hull 2217 108
8.Sandërlend 2125 67
9.Blekbërn 2126 117
10.Fulhem 2024-46
11.Everton 2129 116
12.Midëllsbrou 2036 86
13.Portsmuth 2035 126
14.Uigan 1227 45
15.Mançester U 1214 45
16.Bolton 1124 54
17.Uest Bromiç 1135 74
18.Njukasëll 1134 94
19.Stoke 1135 104
20.Totenhem 0234 72