Wall Street, ndryshon imazhi tradicional
Kjo lëvizje u jep bankave “Goldman Sachs” dhe “Morgan Stanley” mundësinë për t'u ndihmuar nga banka qendrore, por e shton edhe mbikëqyrjen e tyre nga rregullatorët e bankës.
Korrespondentët thonë se këto ndryshime shënojnë fundin e imazhit tradicional të qendrës financiare “Wall Street”.
Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Henri Polson, i ka kërkuar Kongresit të shpejtojë miratimin e planit 700 miliardë dollarësh të administratës amerikane për shpëtimin e institucioneve financiare.
"Kjo është një ndërhyrje e madhe nga shteti. Mendoj se jemi në një kohë të paprecedentë. Sistemi ynë rregullator nuk funksionon, ka mangësi. Asnjëherë nuk kam menduar se filozofia e ndërhyrjes është gjë e mirë, por po ju them se në këtë moment është e nevojshme", u shprehsekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara.
Zoti Polson u bëri thirrje vendeve të tjera të ndjekin shembullin amerikan për zgjidhjen e krizës financiare globale.
Plani i daljes nga kriza është shoqëruar edhe me kritika. Të dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama dhe Xhon Mekein, kanë kërkuar kontroll të pavarur të zbatimit të këtij plani.