E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pheniani do të dërgojë raketë në orbitë

Korea e Veriut është se po përgatitet për të lëshuar një raketë që do të dërgojë në orbitë një satelit. Autoritetet thanë se sateliti do të përdoret për qëllime komunikimi. Ato nuk dhanë ndonjë datë për lëshimin e raketës por thanë se ky do të ishte një hap i madh përpara për këtë vend. Ndërkohë në Korenë e Jugut ka ditë që në këtë rajon dëgjohen zëra se Korea e Veriut po përgatitej të lëshonte një raketë. Analistët thonë se raketa që pritet të lëshohet, mund të ketë një rreze veprimi deri në shtatë mijë kilometra. Kombet e Bashkuara i patën bërë thirrje Koresë së Veriut të ndalonte të gjitha provat me raketa, pasi ajo kreu një test bërthamor në vitin 2006. Në vitin 1998 Korea e Veriut tha se kishte vendosur satelitin e saj të parë në orbitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›