Kroaci ashpersohen masat ndaj huliganeve

Qeveria e Kroacisë ka miratuar ndryshimet e një ligji për shmangien e trazirave me karakter sportiv, duke ashpërsuar masat kundër tifozëve të dhunshëm.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave forcimi i këtyre masave u nxit nga incidentet e shumta të ndodhura në stadiumet kroate.
Sipas burimeve, masat e reja u ndalojnë tifozëve mbajtjen e maskave, si dhe ndalojnë rreptësisht shitjen dhe konsumimin e alkoolit në objektet sportive.
Trazirat e shkaktuara nga huliganët në Kroaci kulmuan në ndeshjen Dinamo-Hajduk, në maj të vitit të kaluar, ku si pasojë një polic humbi syrin.