E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndetësia, Rama: Heqje TVSH. Shërbim për të gjithë njësoj

Kreu i PS, Edi Rama

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka premtuar heqje të TVSH për shërbimin shëndetësor e ilaçet dhe jo ndarje të shqiptarëve si përfitues të shërbimit në të siguruar e të pasiguruar, por blerje të shërbimit nga ana e shtetit për të gjithë njësoj.

Në fjalen e tij në shpalosjen e programit për shëndetësinë në kuadër të programit Për një Rilindje Kombëtare, Rama ka akuzuar qeverinë për shkatërrim të sistemit dhe mbjellje e favorizim të korrupsionit në këtë sistem.

Për ne shërbimi shëndetësor universal për të gjithë eshtë e drejtë e cdo qytetari dhe detyrë e shtetit. Nëse politika e atyre që qeverisin sot në të gjitha aspektet e sidomos në shëndetesi bazohet në parimin secili për vete e zoti për të gjithë, politika jonë ka moto secili sipas mundësive e shteti për të gjithë- tha Rama.

Sipas tij, sot 1 milionë shqiptarë janë jashtë sistemit, pasi nuk kanë sigurime duke qenë se janë të papunë.

Ne jemi të vendosur ta heqim TVSH, qoftë për shërbimin, qoftë për ilaçet, rëndesë për 104 mijë familje që jetojnë me 40 mijë lekë në muaj. Politikat aktuale garantojnë vetëm rrënimin e shëndetësisë publike edhe për shkak të interesave së prapaskenave. Nuk është vetëm modeli i dështuar, po ai kalbet nga një korrupsion që ushqehet nga këto interesa dhe forcon këto interesa. Nuk do ti ndajmë shqiptarët në siguruar e të pasiguruar. Kur është fjala për ti ofruar shërbimin, por shteti do ta blejë shërbimin për të gjithë njësoj dhe do ta ofrojë mes institucionit të ri të Shërbimit kombëtar Shëndetësor- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›