Siguria përballë protestave në Kosovë
Një protestë e para tri ditëve, kur disa dhjetëra aktivistë
të lëvizjes "Vetëvendosje" dëmtuan 28 makina
të misionit për Drejtësi dhe Polici të Bashkimit
Europian në Kosovë, si edhe përplasjet e vazhdueshme të
serbëve dhe shqiptarëve në veri, të cilat në këtë fillimjave
kulmuan me plagosjen e 7 personave, e kanë hapur sërish
çështjen e sigurisë.
Në fakt, rikthimi i protestave të dhunshme, fillimisht
në veri dhe më pas edhe në pjesë të tjera të Kosovës, duke
përfshirë edhe kryeqytetin, kanë ngritur dilema nëse institucionet
e Kosovës janë të përgatitura për t‘u përballur me
situata të tilla. Ministri i policisë, Zenun Pajaziti, tha për
BBC-në se situata e sigurisë me gjithë incidentet e fundit
është e qëndrueshme.
"Ne ishim dëshmitarë se incidentet e kësaj jave ishin
një përpjekje për të dëmtuar imazhin pozitiv të Kosovës
dhe imazhin për sigurinë këtu. Mirëpo këto protesta kanë
qenë incidente të izoluara dhe ato si të tilla nuk e cenojnë
sigurinë. Këtu vazhdon të funksionojë ligji, vazhdojnë të
funksionojnë institucionet me përgjegjësi të plota për
sigurinë, si dhe mekanizma mbështetës ndërkombëtarë,
të cilët bashkërisht krijojnë një siguri të qëndrueshme për
të gjithë qytetarët pa dallim. Protestat e dhunshme në veri
të Mitrovicës dhe protestat e "Vetëvendosje"-s në Prishtinë
kanë pasur për qëllim të ndërpresin disa procese pozitive,
siç është edhe rikthimi i besimit dhe jetës normale në gjithë
territorin e Kosovës", tha Pajaziti.
Në fakt, gjatë gjithë viteve të shkuara, kryesisht serbët
janë deklaruar se janë të pakënaqur me situatën e sigurisë
në Kosovë dhe vazhdimisht janë ankuar se nuk ka siguri
të mjaftueshme për ta. Për më tepër, gjatë këtyre viteve
autoritetet e Beogradit në disa raste kanë kërkuar edhe
kthimin e njësive policore dhe ushtarake në Kosovë, për të
garantuar, sipas tyre, sigurinë e serbëve dhe të objekteve
të tyre fetare.
Rada Trajkoviç, një politikane me ndikim dhe kryetare e
Këshillit Kombëtar Serb në Kosovë, ka deklaruar se pasiguria
në Kosovë është vepër e ekstremistëve të të dyja palëve.
"Është shumë e qartë se në territorin e Kosovës kemi
ekstremistë edhe serbë edhe shqiptarë, të cilët, fatkeqësisht,
gjithmonë janë në koalicion të përbashkët. Kjo edhe
me kusht që rezultati i këtij koalicioni të jetë në mosgjetjen
e një formule për një jetë të përbashkët në Kosovë. Në
këtë kuadër, sulmet e serbëve dhe të shqiptarëve ndaj
Bashkimit Europian janë sulme ndaj pajtimit të popujve
europianë, të cilët kanë pasur përplasje dhe konflikte më
të përgjakshme se sa shqiptarët dhe serbët", tha Trajkoviç.
Sipas saj, edhe ekstremistët serbë, edhe ata shqiptarë, po
tregojnë se nuk janë të gatshëm të punojnë në një projekt
të përbashkët, që është jeta e përbashkët, dhe kur s‘ka një
vullnet të mirë për këtë, sigurisht që nuk ka as mënyra se
si të arrihet deri te kjo.
Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare kanë
modalitete që të mbajnë një shkallë të sigurisë që është
shumë e brishtë. Një siguri të qëndrueshme mund ta
krijojnë vetëm njerëzit që jetojnë në këto hapësira dhe
përfundimisht duhet që të profilizohen njerëzit që janë të
gatshëm të punojnë në projektet që dëshmojnë se vetëm
bisedat dhe marrëveshjet e përbashkëta janë mënyra e
vetme që siguron paqe për popullin e shumëvuajtur të
Kosovës, pa marre parasysh përkatësinë kombëtare.
Qytetarët e Kosovës janë ndjerë të pasigurt në zona të
caktuara, serbët në vendbanimet me shumicë shqiptare,
ndërkaq shqiptarët në vendbanimet me shumicë serbe.
Kjo situatë ka qenë më e rëndë në veri të Kosovës, ku në
vazhdimësi kanë vepruar strukturat paralele serbe, duke
përfshirë këtu edhe struktura të sigurisë. Shumë nga analistët
thonë se kjo siguri e paqëndrueshme tashmë po bëhet
më e paqëndrueshme dhe se për këtë, një pjesë faji kanë
edhe misionet ndërkombëtare të cilat, jo gjithmonë kanë
pasur qasje konstruktive ndaj vendosjes së rendit dhe të
ligjit në të gjithë vendin njëlloj.
Eksperti për çështje të sigurisë, Ramadan Qehaja, thotë
se situata e sigurisë në Kosovë, në rastin më të mirë, mund
të përshkruhet vetëm si një situatë e brishtë dhe në asnjë
mënyrë nuk bëhet fjalë për një siguri të qëndrueshme.
"Megjithëse politikanët thonë se situata e sigurisë në
Kosovë është stabile, unë gjithnjë kam thënë se ajo është
mjaft e brishtë. Siç po e shihni që në pjesën veriore institucionet
qendrore vazhdojnë të mos kenë qasje dhe atje
vazhdon të mos ketë qetësi. Politikanët e niveleve të larta
edhe në vend, sikundër edhe politika europiane, sipas
këndvështrimit tim, vazhdojnë të kenë një qëndrim të
pandryshueshëm për ruajtjen e "statu quo"-së atje. Kjo
ka refleksione negative për sigurinë në të gjithë Kosovën",
tha Ramadan Qehaja.