E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti, për 40 sekonda qëlloi 17 herë

Mesditën e 7 gushtit në
qytetin e Durrësit, afër
pistës "Iliria", Dritan
Dajti ka sfi duar hapur policinë,
duke qëlluar ndaj tyre 17 herë dhe
pas një shkëmbimi kanë humbur
jetën pesë persona, katër prej të
cilëve uniforma blu. Gjithçka ka
ndodhur për 40 sekonda, kohë
e mjaftueshme për Dajtin që të
eliminojë punonjësit e policisë
nga një distancë e afërt, si dhe dyshohet
se ka qëlluar ndaj shokut të
tij, Ledion Mara. Ekspertiza ka përcaktuar
se Dajti ka përdorur dy pistoleta.
Ekspertët e policisë shkencore
kanë gjetur faktorë plotësues
që vërtetojnë se Dajti ka qëlluar me
të dyja duart, madje me dy pistoleta
të ndryshme. Duke dashur të
zbardhin mënyrën e ekzekutimit të
agjentëve të policisë, specialistët e
policisë shkencore kanë analizuar
duart e Dajtit në momentin e ndalimit.
Janë marrë provat përkatëse
dhe janë dërguar në laboratorin
e Ministrisë së Brendshme. Pas
analizimit dhe krahasimit të gjurmëve
të duarve ka rezultuar se
Dajti ka qëlluar mbi të katër punonjësit
e policisë me pistoletat
"Glock" dhe "Revolver". Ka dyshime
se ka përdorur njëkohësisht
të dyja duart. Informacionet e
policisë dhe prokurorisë fl asin se
38-vjeçari stërvitej gjatë arratisë
gjashtëvjeçarë, duke qenë një
hap para punonjësve të policisë.
Ai është treguar gjakftohtë në
eliminimin e personave që kishin
shkuar për ta arrestuar, madje
ishte i përgatitur për më të keqen,
pasi dispononte gjithmonë armë
me vete. Në momentin që ka parë
uniformat blu që kishin shkuar
për ta arrestuar, ka reaguar menjëherë,
duke qëlluar ndaj tyre
pa mëshirë. Kundërpërgjigjja e
punonjësve të policisë ka qenë
e menjëhershme, por problemet
me armët kanë sjellë një masakër
të vërtetë. Ka të dhëna se
"kallashnikovi" që kanë pasur
punonjësit e policisë ka ngecur
në momentet e qitjes dhe prej tij
ka dalë vetëm një fi shek. Më pas
ka ardhur reagimi i Dajtit, duke
eliminuar punonjësit e policisë
një e nga një, në një distancë të
afërt.
Në Prokurorinë e Krimeve
të Rënda në kryeqytet priten të
tjera ekspertiza nga ngjarja e 7
gushtit në qytetin e Durrësit.
Armët e agjentëve të përdorura
në ditën e arrestimit të Dritan
Dajtit dhe dy pistoletat e tij, nga
të cilat mbetën të vrarë katër
agjentët dhe Ledion Mara, i cilësuar
si ushtari i Dajtit, po i nënshtrohen
verifikimeve të tjera.
Armët e sekuestruara në vendin
e ngjarjes që janë përdorur nga i
dënuari me 25 vjet burg, Dritan
Dajti, për vrasjen e agjentëve
të policisë, janë dërguar për
ekzaminim balistik pranë këtij
laboratori. Përveç ekzaminimit
të gëzhojave të gjetura dhe plumbave
që ndodheshin në trupat e
agjentëve të vrarë, është kërkuar
edhe krahasimi i gëzhojave të
gjetura në ngjarje të ndryshme,
ku është dyshuar se Dajti ka qenë
protagonist. Dy pistoletat, njëra
"Glock" dhe tjetra "Revolver", të
përdorura nga Dritan Dajti më
7 gusht, janë dërguar në laborator
për ekzaminim, për të bërë
ndër të tjera edhe krahasimin e
gëzhojave të gjetura në ngjarje
të ndryshme, ku janë ekzekutuar
persona të njohur të biznesit
apo rivalë të tij. Prokuroria ka
dërguar për ekzaminim balistik,
për gjendjen e tyre funksionale,
armët personale të agjentëve që
kanë marrë pjesë më 7 gusht në
operacionin e arrestimit të Dritan
Dajtit dhe shoqëruesve të tij. Ka
rezultuar se vetëm një armë ka
pasur probleme, ndërsa të tjerat
kanë rezultuar të rregullta. Prokuroria
e Krimeve të Rënda, pas
marrjes në pyetje të 12 agjentëve
të Njësisë së Operacioneve Speciale
pranë Drejtorisë së Policisë
së Tiranës, të cilët morën pjesë në
operacionin e arrestimit të Dritan
Dajtit, ka kërkuar ata të dorëzojnë
armët e përdorura mesditën e 7
gushtit në Durrës. 12 agjentët e
policisë, ditën e ngjarjes kishin
në përdorim 9 pistoleta të tipit
"Bereta", 2 prej agjentëve automatik
të tipit "Tomson" dhe
njëri automatik "Kallashnikov".
Të gjitha armët janë dërguar
në laboratorin e Ministrisë së
Brendshme për ekzaminim,
për të nxjerrë edhe armët e cilit
agjent kanë plagosur Dajtin dhe
cila nga to ka shfaqur problemin
e bllokimit. Mendohet se arma
e tipit "Kallashnikov" është
bllokuar, duke mos shkrepur
në drejtim të Dajtit që po qëllonte
oficerët një nga një. Sipas
burimeve nga prokuroria nuk
kanë mbërritur ende përgjigjet
e ekspertizave.

Ekspertiza, policët janë qëlluar nga afër

Dritan Dajti kishte në përdorim, gjatë operacionit të policisë
për kapjen e tij, dy pistoleta të fuqishme, njëra e tipi "Glock"
dhe tjetra "Revolver". Grupi hetimor ka marrë të dhëna nga
mjekësia ligjore, ku ka rezultuar
se në trupat e agjentëve të vrarë
janë gjetur vetëm dy predha
plumbash, ndërsa plagët e tjera
kanë qenë tejshpuese. Predhat
janë gjetur në trupin e Fatos Xhanit
dhe Saimir Duçkollarit. Ka të
dhëna hetimore se Dajti ka qëlluar
ndaj tyre fi llimisht afër dhe më
pas ka qëlluar edhe në momentin
që dy punonjësit e policisë kanë
qenë përtokë. Pas eliminimit të
Xhanit dhe Duçkollarit ka vrapuar
drejt agjentëve Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj, duke i eliminuar
nga pas, në momentin që punonjësit e policisë po i shmangeshin.
Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i tyre është realizuar nga
një distancë e afërt. Sipas mjekëve ligjorë, vdekja e agjentëve të
policisë ka ardhur si pasojë e plagëve tejshpuese.

Prokuroria: Viktimat
kishin shenja policie

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se punonjësit
e policisë që ishin ngarkuar me detyrën për arrestimin
e Dritan Dajtit kanë pasur shenja të Policisë së Shtetit
gjatë operacionit. Megjithëse me një autoveturë civile
dhe me maska në kokë, drejtuesi i operacionit Festim
Xhani u ka bërë të qartë personave që ndodheshin në
"Touaregun" se ishte punonjës policie, duke deklaruar
"ndal, policia". Informacionet e prokurorisë hedhin
poshtë në mënyrë kategorike pretendimin e Dajtit,
sipas të cilit "punonjësit e policisë me maska dhe të
armatosur i ngjasonin me një bandë kriminale". Akuza
pohon se viktima Xhani kishte afër trupit dokumentin e
policisë, ndërsa punonjësit e tjerë të policisë, që mbetën
të vdekur, kishin të shkruar në bluzë "policia". Tri ditë
më parë, Dajti deklaroi nga Spitali i Burgut për avokatin
e tij se asnjë prej punonjësve të policisë nuk i ishte
prezantuar dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Me dy
plumba në trup, thuajse i paralizuar, Dajti ka qëndruar
gjatë gjithë takimit me avokatin i shtrirë. Megjithatë,
gjendja ishte normalizuar dhe ishte jashtë rrezikut për
jetën. Sipas informacioneve nga Spitali i Burgut, Dajti
i ka treguar detaje interesante nga ngjarja, ku mbetën
të vrarë pesë persona. "Isha bashkë me shokët dhe
befas pash nga dritaret e automjetit ku udhëtoja disa
persona civilë me maska dhe të armatosur. Pandeha
se do të më vrisnin, pasi me vete kisha 150 mijë euro".
Kështu e ka nisur dëshminë Dajti, duke vazhduar se nuk
ka dëgjuar asnjë thirrje "ndal, policia!". Më pas, për t‘u
vetëmbrojtur, ka përdorur një pistoletë dhe gjithçka ka
mbaruar pas disa sekondash. Dajti ka këmbëngulur
në takimin e parë me avokatin se personat që po
afroheshin në drejtim të automjetit ngjasonin me një
bandë kriminale, pasi dispononte një shumë të majme
me vete dhe nga frika e një grabitjeje apo eliminimi fi zik
ka reaguar në atë mënyrë. Megjithatë ai nuk e shpjegon
mënyrën e vrasjes së katër punonjësve të policisë, nëse
ka qëlluar ai apo personat që kanë qenë në automjet.
Për këtë të fundit, prokuroria thotë se është pothuajse e
zbardhur, pasi disponon prova se punonjësit e policisë
kanë pasur mjetet identifi kuese të policisë, duke rrëzuar
në këtë mënyrë alibinë e personit që dyshohet se ka
ekzekutuar pesë persona mesditën e 7 gushtit në
qytetin e Durrësit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›