Kryeministri Berisha kërkon investime në metalurgjik
Kryeministri Berisha priti pasditen e djeshme një grup biznesi të përbërë nga përfaqësues të dy kompanive kineze, "SiChuan JianNanChun International Economic & Trade Co. Ltd" dhe "Jiangsu Xuzhou Xinyuan Metallurgy Enterprises Ltd", nga presidenti i kompanisë turke "Kurum", si dhe nga administratori i kompanisë shqiptare "MIN-EX". Presidenti i grupit të biznesit kinez i shprehu impresionin e tij Kryeministrit Berisha për mundësitë e mëdha investuese dhe klimën e biznesit që Shqipëria i ofron biznesit kinez. Ky konsorcium kinez-turk dhe shqiptar ka hartuar një plan biznesi dhe një projekt për një investim në fushën e minierave. Projekti konsiston në nxjerrjen, përpunimin dhe trajtimin metalurgjik të hekur-nikelit dhe të kromit në zonën e Burrelit dhe Kukësit.