Protokolli i EULEX-it me Serbinë, vendimi do të merret në Bruksel
Zyrtarë të misionit të BE-së
në Kosovë kanë thënë se
do të presin udhëzimet
e Brukselit zyrtar se si të
veprojnë më tutje për protokollin
për bashkëpunim policor me Serbinë,
pas kundërshtimit të prerë
të Prishtinës. Autoritetet kosovare
i kanë shpallur të mbyllura bisedimet
për çështjen e protokollit,
që ka nxitur shumë reagime.
Ato kanë thënë se Kosova nuk
merr përgjegjësi për asnjë çështje
për të cilën nuk vendos vetë.
Seksioni i radios "BBC" në
shqip intervistoi për këtë çështje
zëdhënësen e EULEX-it në Prishtinë,
Karin Limdal.
Cilat ishin rezultatet e takimit
të përfaqësuesve të BE-së
me udhëheqësit kosovarë për
çështjen e protokollit që u zhvillua
të enjten?
Ne kemi vazhduar bisedimet
për të gjetur pika të përbashkëta
lidhur me çështjen e marrëveshjes
teknike. Pieter Feith dhe
Yves de Kermabon tani do ta
njoftojnë Brukselin dhe vendet
anëtare për rezultatet e këtij takimi
dhe ne do të presim reagimin
e shteteve anëtare. Sapo të kemi
diçka, ne do t‘ju informojmë.
Pra, ju po i kërkoni udhëzime
Brukselit se si të veproni tani?
Siç e dini, ne jemi dërguar
këtu nga 27 vendet anëtare dhe
ne gjithnjë u raportojmë atyre.
Ato janë zinxhiri ynë komandues
dhe duhet të jenë të informuara
për këtë takim.
A ka hapësirë për kompromis?
Mendoj se kjo është pyetje
që duhet t‘i bëhet Prishtinës.
EULEX-i beson te kompromisi
dhe prandaj ne po mundohemi
të gjejmë pikat e përbashkëta.
Për punën e EULEX-it është shumë
e rëndësishme që të gjejmë
zgjidhje pasi të kemi bërë marrëveshje
teknike për shkëmbim
informacionesh jo vetëm me
Beogradin, por edhe me vendet
e tjera të rajonit. Siç e dini, ne
kemi bërë më herët marrëveshje
edhe me kryeqytete të tjera në
rajon. Ne jemi shumë të hapur
për kompromis. Qëllimi ynë
është që të gjejmë zgjidhje, sepse
ne kemi nevojë për shkëmbim të
informacioneve.
Zonja Limdal, a mund të ndryshohet
drafti i protokollit nëse
Prishtina këmbëngul në këtë?
Siç e thashë, jemi në konsultime
të ngushta me Prishtinën.
Këtë po e bëjmë që prej disa ditësh.
Kjo çështje është në tryezën
e bisedimeve, që domethënë
se mund të bëhen lëshime, se
mund të përpiqemi për të gjetur
zgjidhje.
A po e shqyrtoni mundësinë
që të përfshini edhe Prishtinën
në bisedimet me Beogradin për
këtë protokoll?
Siç e thashë, të gjitha opsionet
janë në tavolinë kur ka bisedime
të hapura në përpjekje për të
gjetur pikat e përbashkëta. Unë
nuk dua të spekuloj se çka mund
të ndodhë. Për ne është e rëndësishme
të gjejmë një zgjidhje që do
të na mundësonte shkëmbimin e
informacioneve. Në çfarë mënyre
do të bëhet kjo, është më pak e
rëndësishme.
Pse për EULEX-in është me
rëndësi të nënshkruajë protokollin
dhe të forcojë bashkëpunimin
me Serbinë, në qoftë se
Prishtina nuk është e përfshirë
në këto bisedime?
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me
Beogradin, kjo ka të bëjë edhe me
aktorët e tjerë në rajon. Kur bëhet
fjalë, për shembull, për krimin e
organizuar, ai nuk njeh asnjë kufi
apo vijë kufiri. Në këtë aspekt,
krimineli i mbart aktivitetet e
tij përtej kufijve. Për këtë arsye
është shumë e rëndësishme të
kemi marrëveshje teknike edhe
me vendet e tjera në rajon dhe, siç
e dini, EULEX-i ka kompetenca
ekzekutive për krimet serioze, siç
është krimi i organizuar.
Kjo do të thotë se ju mund ta
nënshkruani protokollin edhe
pa pajtimin e Prishtinës, pasi
keni kompetenca ekzekutive?
Unë nuk thashë kështu. Ajo që
thashë unë është se për ne është
me rëndësi të kemi marrëveshje
teknike në çfarëdo forme qoftë
për të pasur këtë shkëmbim të
rëndësishëm të informacioneve.
në Kosovë kanë thënë se
do të presin udhëzimet
e Brukselit zyrtar se si të
veprojnë më tutje për protokollin
për bashkëpunim policor me Serbinë,
pas kundërshtimit të prerë
të Prishtinës. Autoritetet kosovare
i kanë shpallur të mbyllura bisedimet
për çështjen e protokollit,
që ka nxitur shumë reagime.
Ato kanë thënë se Kosova nuk
merr përgjegjësi për asnjë çështje
për të cilën nuk vendos vetë.
Seksioni i radios "BBC" në
shqip intervistoi për këtë çështje
zëdhënësen e EULEX-it në Prishtinë,
Karin Limdal.
Cilat ishin rezultatet e takimit
të përfaqësuesve të BE-së
me udhëheqësit kosovarë për
çështjen e protokollit që u zhvillua
të enjten?
Ne kemi vazhduar bisedimet
për të gjetur pika të përbashkëta
lidhur me çështjen e marrëveshjes
teknike. Pieter Feith dhe
Yves de Kermabon tani do ta
njoftojnë Brukselin dhe vendet
anëtare për rezultatet e këtij takimi
dhe ne do të presim reagimin
e shteteve anëtare. Sapo të kemi
diçka, ne do t‘ju informojmë.
Pra, ju po i kërkoni udhëzime
Brukselit se si të veproni tani?
Siç e dini, ne jemi dërguar
këtu nga 27 vendet anëtare dhe
ne gjithnjë u raportojmë atyre.
Ato janë zinxhiri ynë komandues
dhe duhet të jenë të informuara
për këtë takim.
A ka hapësirë për kompromis?
Mendoj se kjo është pyetje
që duhet t‘i bëhet Prishtinës.
EULEX-i beson te kompromisi
dhe prandaj ne po mundohemi
të gjejmë pikat e përbashkëta.
Për punën e EULEX-it është shumë
e rëndësishme që të gjejmë
zgjidhje pasi të kemi bërë marrëveshje
teknike për shkëmbim
informacionesh jo vetëm me
Beogradin, por edhe me vendet
e tjera të rajonit. Siç e dini, ne
kemi bërë më herët marrëveshje
edhe me kryeqytete të tjera në
rajon. Ne jemi shumë të hapur
për kompromis. Qëllimi ynë
është që të gjejmë zgjidhje, sepse
ne kemi nevojë për shkëmbim të
informacioneve.
Zonja Limdal, a mund të ndryshohet
drafti i protokollit nëse
Prishtina këmbëngul në këtë?
Siç e thashë, jemi në konsultime
të ngushta me Prishtinën.
Këtë po e bëjmë që prej disa ditësh.
Kjo çështje është në tryezën
e bisedimeve, që domethënë
se mund të bëhen lëshime, se
mund të përpiqemi për të gjetur
zgjidhje.
A po e shqyrtoni mundësinë
që të përfshini edhe Prishtinën
në bisedimet me Beogradin për
këtë protokoll?
Siç e thashë, të gjitha opsionet
janë në tavolinë kur ka bisedime
të hapura në përpjekje për të
gjetur pikat e përbashkëta. Unë
nuk dua të spekuloj se çka mund
të ndodhë. Për ne është e rëndësishme
të gjejmë një zgjidhje që do
të na mundësonte shkëmbimin e
informacioneve. Në çfarë mënyre
do të bëhet kjo, është më pak e
rëndësishme.
Pse për EULEX-in është me
rëndësi të nënshkruajë protokollin
dhe të forcojë bashkëpunimin
me Serbinë, në qoftë se
Prishtina nuk është e përfshirë
në këto bisedime?
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me
Beogradin, kjo ka të bëjë edhe me
aktorët e tjerë në rajon. Kur bëhet
fjalë, për shembull, për krimin e
organizuar, ai nuk njeh asnjë kufi
apo vijë kufiri. Në këtë aspekt,
krimineli i mbart aktivitetet e
tij përtej kufijve. Për këtë arsye
është shumë e rëndësishme të
kemi marrëveshje teknike edhe
me vendet e tjera në rajon dhe, siç
e dini, EULEX-i ka kompetenca
ekzekutive për krimet serioze, siç
është krimi i organizuar.
Kjo do të thotë se ju mund ta
nënshkruani protokollin edhe
pa pajtimin e Prishtinës, pasi
keni kompetenca ekzekutive?
Unë nuk thashë kështu. Ajo që
thashë unë është se për ne është
me rëndësi të kemi marrëveshje
teknike në çfarëdo forme qoftë
për të pasur këtë shkëmbim të
rëndësishëm të informacioneve.