E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia ofron ndihmë për procesin e integrimit në BE

Branko Gërçiç me Majlinda Bregun

Kroacia është vendi më i fundit në Ballkan që përfundon procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ajo pritet të bëhet zyrtarisht pjesë e BE-së vitin e ardhshëm.

Kryeministri kroat, Branko Gërçiç gjatë një takimi me ministrin shqiptare të Integrimit, Majlinda Bregu, ka ofruar ndihmë për të mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit. Gërçiç ka premtuar se do të ndajë të gjithë njohuritë dhe eksperiencën e marrë gjatë rrugës së përshkruan nga Kroacia.

Bregu e ka mirëpritur një gjë të tillë duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është i mirë por ka kërkuar që të bashkëpunohet më shumë në projektet për zhvillimin e rajonit.

Ajo ka theksuar se të gjithë këshilla, njohuritë dhe përvoja e Kroacisë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e çmuar për Shqipërinë në kapërcimin e sfidave të procesit të anëtarësimit në BE.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar edhe për programe specifike, në të cilat marrin pjesë të dy vendet si edhe kanë diskutuar për fushat e bashkëpunimit në të ardhshmen. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›