Masat antikrizë, Greqia kërkon zgjatjen e afatit
ATHINE- Qeveria e re e Greqisë ka njoftuar se do të kërkojë që të anulojë disa taksa, që të ndalojë disa pushime nga puna në sektorin publik dhe të zgjasë për dy vjet afatin e ndërmarrjes së masave shtrënguese, të vendosura në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare të shpëtimit.
Deklarata politike u lëshua nga koalicioni tre- partiak, pak pasi kryeministri i ri i Greqisë, Antonis Samaras perfundoi me sukses një operacioni në sy.
Inspektorët e borxhit nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN pritet të kthehën në Athinë të hënën për të shqyrtuar gjendjen fiskale të vendit dhe të rifillojnë bisedimet e vonuar për shkak të ngërcit politik.
Ministri i financave Vasilis Rapanos, mbeti i shtruar në spital edhe të shtunën, pas një kolapsi që pësoi të premten.
Rapanos, një ish-bankier i emëruar të enjten duhet te betohej të premten, por ceremonia u shty për shkak të sëmundjes së tij.