E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Komision Hetimor për Lotarinë Kombëtare

Share

Socialistët deklarojnë se do të kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për të hedhur dritë mbi Lotarinë Kombëtare, koncesionin për prodhimin e pullave të akcizës si dhe bllokimin e tenderit për linjën e interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një prononcim për mediat, deputeti Samir Tahiri akuzoi qeverinë për shkelje të kritereve në përzgjedhjen e kompanisë fituese për tenderin e Lotarisë Kombëtare.

Grupi parlamentar i PS do angazhohet me të gjithë instrumentat që njeh rregullorja, duke përfshirë edhe komisionin hetimor. Do të angazhohemi për të hetuar në rrugë parlamentare edhe cështjen e konjeksionit dhe koncesionin për prodhimin e pullave të akcizës. Jemi të angazhuar të ndryshojmë ligjin që ti kthejmë Lotarinë Kombëtare qytetarëve shqiptarë, tha ai.

Ndërsa vetë kreu i PS-se, Edi Rama në një reagim të mëparshëm ka akuzuar të shtunën kryeministrin Sali Berisha se po grabit të drejten publike të Lotarisë Kombëtare për llogari të klientelës së vet.

Është një shembull kriminalizimi i pacak i vendimmarrjes qeveritare! Ne do ta zhbëjmë këtë pushtet gangrenë dhe do çkriminalizojmë ekonominë. Lotaria Kombëtare do t`i kthehet shtetit dhe me përfitimet prej saj do financojmë sportin dhe politikat rinore për Rilindjen Shqiptare. Ministri Bode krenohet se shteti do marrë 10%, kudo tjetër shteti merr mbi 80% për financimin e artit, sportit, kulturës apo politikave sociale!, ka deklaruar Rama.

Pas këtyre akzuave në drejtim të ministrit Ridvan Bode ka ardhur reagimi i Ministrisë së Financave, e cila në një njoftim për shtyp sqaron se operatori që do të licencohet për lotari kombëtare do t’i kthejë publikut të paktën 50% të xhiros së tij bruto në formën e çmimeve.

E ftojme kryetarin e opozitës që të bëjë dhe njëherë llogaritë për të parë nëse do jetë publiku dhe buxheti i shtetit që do të marrin thuajse 90% të të ardhurave apo kompania. Në fakt, ne nuk kemi asnjë dyshim që opozita di ta lexojë ligjin, por dyshonim që do të arrinte deri aty sa për interesat e saj tërësisht klienteliste të dilte publikisht të mashtronte shqiptarët edhe pse ligji thote krejt të kundërtën, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›